PD akuza për hetimet: Po i bëhet shantazh Frrokut për çështjen Doshi
PD ka akuzuar Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit se po mbajnë nën shantazh deputetin Frroku. Sipas numrit dy të selisë blu, me anë të raportit të policisë faktohet përfshirja e Frrokut në trafik droge pasi ka fshehur në automjetin e tij një persona të shpallur në kërkim. Por vetë Frroku në një reagim deklaron se po sulmohet politikisht dhe se imunitetin nuk e ka përdorur për të mbrojtur askënd.Tiranë- Raporti i policisë i publikuar në media, ku theksonte se deputeti, Mark Frroku, ka marrë në mbrojtje dhe nuk ka lejuar arrestimin një të dyshuari për trafikant droge, për Partinë Demorkatike, është shantazh i drejtpërdrejt për dëshmitarin kyç për vrasjen e dy deputetëve.Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, i gjithë zinxhiri kryesor i shtetit, është përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes me të vetmin qëllim kapjen e deshmitarit.Mbi këto akzua ka reguar deputeti, Mark Frroku, duke i cilësuar politike me qëllim përbaltjen e tij si deputet dhe politikan.Në reagimin për mediat Frroku thekson se në asnjë rast nuk ka përdorur imuniteti për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale.“Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi. Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia por edhe dinjiteti im”.Frroku, thekson se këto akuza bëhen në një periudhë ku siç theksoi ai forca politike që drejtohet prej tij është është e motivuar për të garuar fort në zgjedhjet e 21 qershorit.Deklarata e Arben RistanitPo bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit.Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës.Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori.Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj.Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin.Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji.Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë.Edi Rama duhet menjëherë të rrijë larg procesit, ndryshe është njësoj i akuzuar si partneri i tij Meta.Këto janë orë kritike për vendin.Sundimi i krimit nuk mund të vazhdojë,Shqipëria nuk mund të vazhdojë të lëngojëKoha e drejtësisë po vjen.Qytetarët janë në këmbë.