Lezhë, konfirmohet rikandidimi i Tushës, Meta: Bashkëpunoni me qytetarët

Nga Lezha, ku ishte për rikonfirmuar kreun aktual të bashkisë si kandidatë për zgjedhjet e 21 qershorit, kreu i LSI ilir Meta u ka dhënë mesazh të qartë strukturave të kësaj partie. Meta kërkoi që LSI të jetë motori i bashkëpunimit me qytetarët, pasi elektorati përmes votës, është ai që mundëson shancin për ndryshime.Lezhë-Në vijim te fushatës zgjedhore që nisi nga Kukësi, Ilir Meta ka shkuar në Lezhë ku LSI ka vendosur të rikandidojë Viktor Tushen.I shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Meta ka dhënë një mesazh të qartë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit teksa u rikujtoi strukturave dhe drejtuesve politik në lezhë se vazhdimësinë e ndryshimeve e mundësojnë qytetaret, ndaj lsi duhet te jete motori i bashkëpunimit si me qytetaret ashtu edhe me aleaten e kualicionit Partine Socialiste.Ilir Meta: Duhet dhe kemi përgjegjësitë për të qenë motor ii bashkëpunimit edhe me PS, forcën kryesore të koalicionit tonë, por edhe me të gjithë qytetarët.Për Viktor Tushen, në garë për mandatin e tretë, angazhimi me qytetarët do të jetë më i madh.Para strukturave të LSI, Meta ka bere të ditur se projektet transformuese të Lezhës do të vijojnë, gje e cila do te permirësoje jeten e qytetareve dhe imazhin para turisteve.