Elbasan, një udhëtim me tren, peripecitë dhe kënaqësitë e transportit të lënë në harresë
Një rrugëtim me tren, vështirësitë dhe kënaqësitë që mbart udhëtimi. kamera e Ora News sjell eksperiencën e udhëtimit përmes Elbasan-Librazhd. Rruga bëhet për dyfishin e kohës së urbanit, por kostoja financiare për qytetarët është më e vogël.Elbasan-Dikur hekurudha ka qene transporti publik me i frekuentuar prej qytetareve pasi kushtet dhe cmimi kane qene te perballueshem.Por sot, trenat i gjen rëndom në stacion, me xhama te thyer, ulëse të shkatërruara, vagona që u mungon ndricimi, etj. Por edhe pse ne keto kushte, ka udhetarë besnik që ende preferojnë këtë mënyrë transporti publik.Për drejtorin e udhëtarëve Veli Dishani, si rezultat i gjendjes së vështirë ku ndodhet hekurudha, me shume mundim janë përpjekur t'i mbajë ende në jetë trenat e të mos i nxjerrin jashtë funksionit, ndonëse janë të dobishëm për shtresat në nevojë, për shkak të cmimit që ofrojnë.Risi për transportin hekurudhor do të përbëjë rivënia në punë e linjës Elbasan-Pogradec brenda 4 muajve të ardhshëm, pasi ka preferenca prej qytetarëve.