Samiti për naftën dhe gazin, Rama: Albpetrol privatizohet brenda vitit
Brenda vitit kompania Albpetrol do të privatizohet. Kryeministri, Edi Rama, duke foluar para aktorëve më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë ka deklaruar se kjo kompani do të privatizohet në bazë të një proçesi transparent. Ministri i Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se Shqipëria ka 13 blloqe e lira të naftës dhe gazit.Tiranë- Kompania Albpetrol do të privatizohet brenda 2015.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë me dije këtë fakt gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e energjisë ku merrnin pjesë aktorët më të mëdhenj të fushës së naftës dhe gazit.Kreu i qeverisë u premtoi investitorëve se i gjithë proçesi do të jetë transparent.Edi Rama: "E kemi filluar punën tonë këmbëngulëse duke marrë masa të rëndësishme reformuese në bazën ligjore që sjell lehtësim procedurash për të gjithë investitorët. Për ne është e rëndësishme që qeveria të jetë aktore active në këtë treg.Të gjitha të drejtat që sot i gëzon Albpetroli si një inerci e një të shkuare shumë të largët, Albpetroli do të ndahet nga blloqet e lira të naftës të cilat do të vihen në dispozicion të investitorëve.Sidqoftë mbetet një aset i vlefshëm dhe ne do të sigurojmë që gjithë aktorët seriozë të sektorit që do të shprehin interes të kenë një proces transparent përmes një gare të hapur dhe konkuruese".Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se në Shqipëri ekzistojnë 13 blloqe të lira nafte dhe gazi të cilat mund të shfrytëzohen nga investitorët.Damian Gjiknuri: "Aktualisht, në Shqipëri janë 13 blloqe të lira, në tokë dhe det ku mund të kërkohet për rezerva të naftës dhe gazit. Vetëm pak ditë më parë, në parlament miratuam kalimin e administrimit të blloqeve të lira nga Albpetrol-i tek Ministria e Energjisё nёpёrmjet Agjencisё Kombëtare tё Burimeve Natyrore.Shumë shpejt, nёpёrmjet Ministrisё sё Energjisё do tё fillojnё procedurat pёr dhёnien e tre blloqeve të para pёr kёrkim tek shoqёritё e interesuara, nёpёrmjet procedurave negociuese kompetitive, duke synuar afrimin e shoqёrive mё serioze dhe qё mund tё pёrballojnё investimet nё kёrkimet e reja nё Shqipёri.Kjo do tё evitojё dёshtimet e sё kaluarёs, ku blloqet e naftёs ju dhanё aktorёve jo serioz, tё cilёt nuk ishin nё gjendje tё realizonin angazhimet e marra".Rezervat e Shqipërisë në naftë dhe gaz arrijnë në mbi 400 milion ton, nga të cilat vlerësohet se rreth 40 milion ton janë ende lehtësisht të nxjerrshme.Pavarësisht rëndësisë së konferencës kryeministri Edi Rama hasi pak vështirësi gjatë mbajtjes së fjalës.