Shkodër, myslimanët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Besimtarët mysliman të Shkodres i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve që kanë nevojë për këtë ndihmë njerëzore.Ka qënë myftiu imam Muhamed Sytari që ftoi besimtarët t’i bashkohen nismës në fjalë, duke dhënë shembullin e mirë, “dhuro gjak – shpëto një jetë”.Myftiu Sytari theksoi për mediat se kjo fushatë po kthehet në një traditë të dobishme për Myftininë e Shkodrës, ku herë pas here janë zhvilluar dhurime të tilla për Bankën e Gjakut.Sipas të dhënave të bankës së gjakut në Shkoder, numri i dhuruesve në një vit shkon në 350 persona, shifër më e ulët sesa nevojat që ka i gjithë qarku, por edhe vendi. Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të vogël të dhuruesve vullnetar të gjaku./Oranews.tv/