Sulmohen të krishterët, të paktën 10 të vdekur në Pakistan
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy sulmeve me bomba në Pakistan.Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lahore, në afërsi të dy kishave në një lagje të banuar me të krishterë.Shpërthimet ndodhën në kohën e meshës së të dielës dhe ku zona ishte e mjaft e populluar.Komuniteti i krishterë i Pakistanit ka qenë shpesh herë në shënjestër nga militantët.Përgjegjësinë për 10 viktimat dhe të plagosurit e kanë marrë një grup talebanësh i quajtur Jamatul Ahrar.Kjo është konfirmuar nga dëshmitarë të shumtë në vendngjarje, por policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.Sipas informacioneve të mediave vendase, bombat kanë shpërthyer në dyert e kishave dhe menjëherë pas kësaj një turmë e madhe njerëzisht vërshoi në afërsi të zonës, duke protestuar për mungesën e lartë të sigurisë.Irritimi i qytetarëve vjen pasi ata janë lodhur nga sulme të tilla, kujtojmë këtu atë të 2013, ku 80 persona u vranë si pasojë e një sulmi kamikaz në Peshavar.Të krishterët në Pakistan përbëjnë më pak se 2% të popullsisë me shumicë dërrmuese myslimane./Oranews.tv/