Lunacek: Ballkani ka perspektive evropiane

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek, thotë se të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor kanë të ardhme në Bashkimin Europian.“Nuk e fsheh se ka njerez dhe disa qeveri në Bashkimin Europian që nuk janë më aq entuziaste sa ishin kur u bë marrëveshja e Selanikut e cila hapi rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ne e dimë se edhe president i ri i i Komisionit Europian Juncker gjatë fushatës pati thënë se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme.Unë dhe shumë të tjerë brenda Parlamentit Europian kemi qenë shumë kritikë për këto shprehje dhe deklarata demotivuese. Sikurse e dimë të gjithe, do të jetë shumë e vështirë për seicilën nga këto gjashtë vende të procedojë shpejt. Por nëse ndonjë nga vendet e bën këtë, nuk mendoj se duhet vënë kufizime kohore se kur mund t’i bashkohen Unionit nëse i kanë plotësuar të gjitha kriteret.”Zonja Lunacek theksoi në intervistën dhënë gazetares Linda Karadaku në emisionin Ballkan Magazine se kriteret duhet të plotësohen dhe ato janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, një sistem gjyqësor që punon për njerëzit dhe në të cilin ata do të kenë besim. Ajo theksoi gjithashtu se integrimi i vendeve të rajonit në BE, kurdo që të ndodhë, do të jetë zhvillim i rëndësishëm jo vetëm për këto vende por edhe për Europën.“Proceset e transformimit, sundimi i ligjit, demokratizimi i plotë, të drejtat e barabarta të minoriteteve, barazia gjinore, të drejtat e gruas, nuk janë një gjë që ju, qën po e bëni për ne, për Bashkimin Europian, ju po e bëni për qytetarët tuaj dhe është e rëndësishme që qytetarët dhe qeveritë ta kenë këtë në mendje./Oranews.tv/