Abuzimi me pronat e punësimit, KLSH: Ndjekje penale ish-drejtorëve të Albafilm

Kontrolli  i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori tre ish-drejtorët e Albafilm për abuzim detyre dhe falsifikim dokumentash, me një dëm  që kap vlerën e mbi  25  milionë lekë. Padija  është ngritur ndaj Fatmir Musajt, Vladimir Llakajt dhe Xhulieta Vathit  të cilët në periudhën që kanë qenë në krye të këtij institucioni  akuzohen  për një sërë shkeljesh me dëm financiar.Nga auditimi i realizuar në janar 2013 deri në 31 dhjetor të 2014 janë konstatuar shkelje administrative, financiare dhe papërgjegjshmëri e lartë në menaxhimin e pasurisë së vënë në dispozicion të kësaj shoqërie.Nga auditimi i realizuar ne periudhën janar-tetor 2013 është konstatuar se janë  shkelje ka pasur në  dhënien e ambjenteve me qera të kësaj godine duke sjellë një dëm prej 1006 mijë lekësh në vit. Auditimi konstatoi se kjo pasuri e madhe kombetare jo vetëm  është e paiventarizuar, por konstatuan se ruhet në kushte tejet të papërshtatshme dhe   degratuese të cilat tregojnë jo vetëm papërgjegjshmëri administrative, por flasin për mungesë   të ndërgjegjies të njerëzve të cilët patën në dorë ta administronin këtë pasuri.  Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në marrjen në punë të personave me kontrat provizore, pa miratimin paraprak të Këshillit Mbikëqyrës. Marrja në punë e punonjësve part-time si arkitekt, specialist finance, jurist krahas atyre të miratuar në strukturë   si dhe 21 punonjës magazine pa asnjë justifikim  pa argumentuar punën e tyre duke i rënduar kështu shoqërise me shpenzime deri në 2.5 mln lekë. Madie auditimi ka konstatuar se vete ish-administratoria Xhulieta Vathi krahas pagesës ka përfituar pension invaliditeti.“Në përfundim të auditimit rezultoi se shoqëria Albafilm Sh.a ka dështuar në përmbushjen e misionit për të cilën është krijuar,shërbimin e filmit,duke devijuar aktivitetin drejt një shoqërie që realizon të ardhura nga qiratë për objektet të cilat i ka në pronësi por që i kanë kaluar në përdorim operatorëveekonomikë  bazuar në marrëveshjet e qerasë me METE si dhe faktin që pasqyrat financiare na rezultuan se nuk japin me vërtetësi gjendjen pasurore dhe nuk tregojnë me besnikëri performancën.”Abuzime nga këta drejtorë janë bërë edhe në inventarizimin e materialeve  dhe mallrave që ky institucion ka pasur në magazinë. Albafilm në këtë periudhë nuk ka kryer prej vitesh një proces të inventarit fizik të filmave të cilët ruheshin në kushte tejet të papërshtatshme.Pas auditimit në Albafilm KLSH  rekomandon shpërblim dëmi në shumën 25 mln lekë të rinj  për të  tre drejtorët.Për të gjtiha këto shkelje sipas KLSH përgjegjësi mbajnë FATMIR Musaj,Vladimir Llakaj dhe Xhulieta Vathi,  të cilët në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore dhe nënligjore kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të kodit penal.