Lezhë, mësuesit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Në ditën e 7 marsit, mësuesit e Lëzhës kanë bërë një dhuratë të jashtëzakonshme për fëmijët. Këtë radhë nuk kanë dhënë mësim, por kanë dhënë gjakun e tyre për fëmijët talasemikë.Duke deklaruar se janë gjithnjë në mbështetje të fëmijëve, mësuesit e Lezhës i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për një seancë dhurimi gjaku. Elison Luci, mësues : “Unë si mësues i edukimit fizik, do të jem gjithnjë i pranishëm sa herë të ketë nevojë për dhurimin e gjakut”.Bardhok Pulaj, drejtor i arsimit në Lezhë: “Kjo është një nismë që i kontribuon shëndetit të fëmijëve, nismë e cila në pak kohë ka grumbulluar shumë mësues, por me një propagandë që do bëjmë në vazhdimësi mësuesit do të jenë vazhdimisht në dhurim të gjakut në mënyrë që të ndikojnë sado pak në shërimin e atyre fëmijëve që kanë probleme me gjakun”Në ditën e 7 marsit, nxënësit dhurojnë lule, ndërsa mësuesit e tyre dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.