Për 7 Mars, Rama u jep ministrave nën kujdestari nga një shkollë
Ministrat e kabinetit Rama do të kenë nga një shkollë në kujdestari, ndërsa Kryeministri ka zgjedhur të ketë dy: Një në zonën e tij elektorale në Vlorë, dhe një tjetër në Shkodër.Ndërsa për veteranët e basketbollit ka një tjetër mision, administrim dhe zhvillimi i orëve të fizkulturës në palestra të shkollës.Kryeministri Edi Rama ndërsa i ka ndarë ministrave të tij shkollat në kujdestari, vetë ka zgjedhur të mbajë një gjimnaz të zonës së tij në Vlorë dhe me një kapercim në veri në shkollën më të mirë të Shkodrës.Edi Rama: "Dy gjimnaze që janë dy shembuj të shkëlqyer sa i takon rezultateve bazuar edhe në rezultatet e maturës. Shkolla që kanë një histori të ndritur por që kanë dhe një sfidë për të shkuar përtej rezultateve notave dhe plotësimit me sukses të detyrave të shtëpisë dhe ndaj shoqërisë. Jam i bindur se do kemi shumë gjëra të reja në këtë rrugë”Zv kryeministri dhe ministrat e kabinetit gjithashtu kanë shkolla në patronazh. Qëllimi është ata të mbikqyrin çdo proces dhe aktivitet shkollor dhe do të mbajnë përgjegjësi direkte për to.Ndërsa për kampionët e sportit, kryesisht të basketbollit ka një tjetër përgjegjësi, marrja në kujdestari të palestrave të shkollës dhe zhvillimin e orëve shtesë të fizkulturës.Për këtë rast u firmos dhe një marrëveshje mes ministres së Arsimit Lindita Nikolla me kreun e Federatës të Basketbollit Avni Ponari.Ndërsa kryeministri Rama uroi mësuesit për 7 mars tha se e ardhmja dhe produktieviteti në shkolla është ajo e realzimit të projekteve nga vetë nxënsit.Kjo nismë është në kuadër te projektit Shkolla si Qender Komunitare e cila u prezantua sot. Gjithashtu u nënshkrua marreveshja me Federaten Shqiptare te Basketbollit per Mentoret e Sportit ne Shkolla./Oranews.tv/