Sqarimet e Tahirit për komplotin e vrasjes së Doshit, Shkëlzen Berisha: Dokrra! Pse nuk e arrestove?

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha i ka cilësuar dokrra sqarimet që ka dhënë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri mbi akuzat e deputetit Tom Doshi për një skenar të mundshëm vrasje ndaj tij dhe deputetit të PD, Mehill Fufi.Shkelzen Berisha pyet Tahirin pse nuk e arrestove vrasësin që të erdhi në zyrë?Në një postim në rrjetin social Facebook, Shkëlzen Berisha shkruan:Dokrrat e Tahirit. Nje “vrases profesionist” shkon dhe rrefehet ne zyren e ministrit te brendshem per vrasjen e nje deputeti,para tij dhe drejtorit te pergjithshem te policise por ministri dhe drejtori e lene te lire te largohet sepse nuk ka pranuar te hedhe firmen ??Perse nuk e kane arrestuar nderkohe qe personi ka pranuar gojarisht para tyre qe eshte perfshire ne nje vrasje te mbetur ne tentative ??Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerez per faturen e dritave por ministri dhe drejtori i policise paskan organizuar “rendezvous” ne driten e qiririt,jo nje, por disa here me nje vrases te kontraktuar pa e ndaluar kurre ate !Me cfare baze ligjore e kane lene te lire dje dhe e kane arrestuar sot ?shkelzen berisha Pothuajse në të njëjtën linjë eshte edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha Jamarber Malltezi, i cili akuzon Tahirin si pjese e krimit pasi nuk ka bërë asnjë procedurë edhe pse është ulur me krimin.malltezi