Riciklimi i mbetjeve
Produktet bujqësore, nuk do të kenë më taksim të dyfishtë nëse plani menaxhues i mbetjeve përmes riciklimit vihet në zbatim, dhe kjo pasi do të hiqet taksa e ambalazheve."Ndarja e mbetjeve në burim ka rezultuar e dështuar deri më sot". Ka qenë ky konstatim që ka bërë bashkë opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtisë e Mjedisit, i cili si rrallëherë ka kaluar pa debat.Mbetjet në territorin e Shqipërisë do të mund të menaxhohen përmes riciklimit, administrimi i së cilës do të kalojë me konçesion.Përmes proçesit të riciklimit çmimi i produkteve pritet të rritet, por konsumatorit do t’i rikthehet shuma në momentin që do të kthejë materialin në pikën e blerjes.Për shkak të vakancave në prezantimin e projektligjit u mor vendim miratimi në parim, pasi pritet që të diskutohet sërish duke bërë një panoramë më të gjerë të llojit të materialeve të riciklueshme apo edhe sistemin e administrimit të menaxhimit të tyre.