Bulqizë, tentuan të grabisnin një banesë, pranga 5 personave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2015, 07:58
Bulqizë-Pesë përsona janë arrestuar pasi tentuan të grabisnin një shtëpi në Bulqizë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes në fshatin Dragu.Pronarja e banesës ka pikasur grabitësit e maskuar nga kamerat e sigurisë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.Sipas informacioneve të uniformave blu, autorët dyshohet se janë pjesë e një grupi që kanë kryer disa grabitje në qytetin e Matit dhe Lezhës.Pak orë më vonë në afërsi të qytetit të Klosit, është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.[caption id="attachment_474785" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia që u tentua të grabitej[/caption]