Skenari i vrasjes, Tom Doshi publikon videon me rrëfimin e vrasësit të penduar. Ja transkripti

Deputeti Tom Doshi bën publike në facebook dy video ku sipas tij autori i porositur për ta vrarë, atë dhe Mhill Fufin për 600 mijë euro dëshmon të gjithë ngjarjen.Në orët e vona të 4 marsit 2015, deputeti shkodran fillimisht publikoi një sekuencë prej 8 minutash më pas hodhi online ne facebook edhe videon 36 minutëshe, të cilën deklaronte se e disponte dhe ku pat deklaruar se është provë e akuzave të tij se "Ilir Meta kishte urdhëruar dhe paguar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat."Në video një djalë, që mendohet se është Durim Bami, rrëfen skenarin si ishte planifikuar vrasja se deputetit dhe sa do paguhejVideot janë regjistruar në zyrën e Tom Doshit, siç thotë vetë deputeti.Kamera është vendosur përballë rrëfyesit, që mendohet se është Durim Bami, vrasësi i penduar, i cili sipas deputetit ka shkuar dhe ka rrëfyer tek vetë ky i fundit mbi çfarë ishte porositur.Në krah të tij, ulur në kolltukun në krah të djathtë të djalit, është Tom Doshi. Vete deputeti nuk shfaqet pothuajse në asnjë moment, vetëm degjohet zëri i tij, biseda. Vetëm në një moment duket silueta e deputetit kur ai ndryshon pozicion.(Videoja e plotë e publikuar e Tom Doshit) Tom Doshi e shoqeron videon me kete postim"Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar.
Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten. 
Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit. Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve .I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen."Në video djali thotë se porositësi i eliminimit ishte Ilir Meta, dhe se shkaku kishte të bënte me një video. Fillimisht i është ofruar 200 mijë euro por pas refuzimit ai thotë se i është ofruar 500 mijë euro.Djali tregon sesi kishte dështuar skenari për vrasjen e Tom Doshit më 12 qershor, kur ky i fundit kishte qenë tek "Dy Kullat" në Tiranë.  Motori ishte  blerë në  Paskuqan, ndërsa C4 në Shkodër. Ata kishin qenë 5 vetë që e kishin ndjekur.Një person të cilin djali e quan Toni ka kërkuar ta shpërthejë por nuk ka pranuar pasi deputeti kishte qenë në atë  moment në shoqërinë e 7-8 personave të tjerë. Transkriptimi  i bisedes ne videon 36  minuteshe (Pjeset qe nuk kuptohen jane shenuar me pika)Dëshmitari që flet degjohet me vështirësi dhe redaksia jone eshte munduar te transkriptoje pjese te kesaj bisede.  Aty ku biseda nuk kuptohet eshte bere me shenjen ..... nga gazetari yneDjali: Më erdhi Toni, më mori në telefon.. Po ta them siç ka nisurTom Doshi: Dua të jem i qetë me veten dhe me Zotin,Djali: Do të themi për Tomën, kanë hedhe lekë për me e mbaru.Tom Doshi: Çdo të thotë për ta mbaruar?Djali: Për ta mbaruar.. me vra Tomën. Më tha më gjej rob (njeri) ta bëjë. Ai përderisa erdhi tek unë i binte që unë do ia mbaroja, më kupton. Janë hedhur 500 mijë euro. Ke 500 mijë euro më tha. Po deshte me më lanë gja mu, më len, po nuk deshe, s'ka problem. Të mbarohet punaTom Doshi:... Kur e keni nisur këtë punë?Djali: 4 muaj që kena filluar këtë, 5 muaj tani,Tom Doshi: Qysh në maj?Djali: S'e mbaj mend fiks por maj ka qenëDjali: ... Si fillim vuri 200. Unë e anullova... Cfarë  po bën se kjo është një punë e rëndësishme, nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg. U vranë u sakatuan.Tom Doshi: Cfarë thanë kur i the ashtu?  Djali: Nuk është problem puna e tij, tha o burrë. kena mbrojtje, ka dorë shteti këtu.Djali... Kush ka dore ta di kush ka na mbron ... Llafi i Ilirit në këtë  mes ... Ilir Meta.... kështu që ne e kemi rrugën e hapur  per cdo gje.... Në rregull por problemi është se një gjë vogël të dalë ne marrim fund krejt a kupton. Jo s'ke asnjë problem. Ke për të parë ti po u bë kjo punë.Tom Doshi: E si ka qenë puna? Ti më the se më keni ndjekur, më keni ruajtur.Djali: Po po të kemi ndjekur, te Sheratoni, te dy Kullat.. Kena vunë motorin te dy Kullat, anës makinës tënde, pothuajse te dera e prapmeTom Doshi: 12 qershor the?Djali: Po në qershorTom Doshi: Si ishte puna e motorit?Djali: Motorin e lame aty ..(e nderpret Tom Doshi)Tom Doshi: Jo Jam kurioz të di si e organizut? Ku e morët tritolin, motorin?Djali: Motorin e vodhëm vetëTom Doshi: Ku e keni vjedhë?Djali: Në Paskuqan, një papaq si ata që shesin picaTom Doshi: Si vazhduat më pas. E montuat te servisi i Tonit... (nuk degjohet mire)Djali: E montuam te servisi i Tonit. E bamë gati, e montuam. Ia dhamë një çuni të vogël ta vinte te makian jote kur ishte te dy Kullat.Tom Doshi: Po ti ku ishe në këtë kohë?Djali: Unë isha në makinë me ToninDjalit i bie telefoni dhe e nxjerr nga xhepi  dhe e ndërpret bisedënTom Doshi: Lene telefoninTom Doshi: Si funksiononte, puna  e dinamitit?Djali ... (shenim i gazetarit:nuk kuptohet mire)... C 4Tom Doshi: Kush e siguroi telefonin? Më the e ke marrë në ShkodërDjali: Po në Shkodër...Na i dha lekët ToniTom Doshi: E bletë në Shkodër, ku e bletë?Djali: Ia morëm njërit, s'e di, pat qenë brenda (shenim i gazetarit: e ka fjalën për në burg) për disa kohë. S'ia mbaj mend emrinTom Doshi : Po si ishin ata dy fijet?Djali: Dy fijet e telefonit u lidhën me dy fijet e kapsollit ... ban masë e shpërthen kur i bie numritTom Doshi: Atë natë ti po bashe xhiro, telefonin kush e kishte që do i binte telefonit që të shpërthente?Djali: E kishte një djalë i vogël që po priste atë tjetrin që çoi motorinTom Doshi: Sa vetë ishit?  Djali:5 vetë, ata që cuan motorin, Toni , djali i xhajës i TonitTom Doshi: Po ky cuni i xhajes i Tonit çfarë roli kishte?Djali: Ai të ruante tyTom Doshi: Po kur dola une, isha me kallabllek (shume njerëz)Djali: Ti ishe me shumë veta. Toni tha plase. Ti ishe me  7-8 vetëTom Doshi: Si tha plase? E  cfare i theDjali: Jo cfare je tu thanë si me vra 10 vetëTom Doshi: Po më pas çfarë më the dhe për një deputet tjetërDjali: Për Mhillin, Mhill Fufin. Edhe për atë më tha është porosi e IliritTom Doshi: Po për mua çfarë kishte Iliri sipas Tonit.Djali... Për punën e një video që ka të bëjë me Ilirin..Fiks nuk e kam fiksuar sepse nuk më interesonte kjo pjesë, por për punën e videosTom Doshi: Po ti i more ndonjë lekëDjali: I mora 20 mijë euroTom Doshi: Për cfarë i moreDjali : I mora për të ecur përpara, për të pasur lekë me degdis, për të blerë armë, për të blerë makinaTom Doshi : Do me thënë ju më paskeni ndjekur mua 5 muaj?Djali : PoTom Doshi : Po pasi nuk u realizua kjo puna madhore, keni vazhduar të më ndiqni?Djali : Po, vazhduam prapë ne pasi .... i binte të vriteshin shumë veta, më kupton…Tom Doshi : Ju takoheshit çdo ditë me Tonin ?Djali : Po po përditëTom Doshi : Ti ke pasur komunikim të vazhdueshëm me të?Djali : Po poTom Doshi : Do me thënë i gjithë komunikimi ishte për të më vrarë mua ?Djali : Po po, ne takoheshim ditë natë për këtë punëTom Doshi : Po si vazhdoi me mbrapa kjo punë? Pasi ti kontaktove me mua ? Çfarë ndodhi pas kësaj kohe? Unë e di që ti atë natë më the se po më ndiqte tek Sheratoni ai me atë bluzën portokalli.Djali : Po, se të lajmërova që do të vijë ai për të të ruajtur. Ai erdhi te Sheratoni se më the që e pashë. Kur po vije ti në këmbë në bulevard ai ishte mbrapa teje, se ti prapë e kishe parë që po të vinte mbrapa. Aty ka ecur tërë natën në këmbë. Edhe që të ka ardhur deri këtu te shtëpia, se e ke parë dhe vetë me sytë e tuTom Doshi : Po kthehemi prapë aty, kthehemi prapë aty ku mbas ngjarjes ………..Po këtu tek shtëpia?Djali : Po këtu kemi ardhur, kemi parë kamerat. Ka kamera vetëm hyrja atje dhe këtu nuk kaTom Doshi : Po juve ku rrinit ?Djali : Te kjo hyrje-dalja këtu, tek kthesa te cepi, te pallatiTom Doshi : Prisnit se mos vija?Djali : PoTom Doshi : Po nuk funksionoi asnjëherë me u taku? Apo………Djali : S’është e thënë ajo, s’është bërë ndonjëherë e përshtatshmeTom Doshi : Po pas kësaj se po i kthehemi dhe njëherë, pasi …………me Tonin, si ishte ajo ngjarja? Mund të ma kujtosh pakDjali : E gjujtën Tonin, edhe unë shkova, më mori një mik në telefon ………….. Mirë i thash, po vi tët marr thash dhe shkojmë bashkë atje. Më mori, shkova mora atë mikun, fola me Tonin, kur qeshë te ai miku, fola me Tonin ne telefon. I thashë a je mirë. Hajt i thashë se po vij atje. Jo mos hajde më tha. Po i thash po vij si mos të vij. Jo mos hajde tha, hajde nesër s’ka problem. Ai e kishte pas hallin se do shkonte Ymeri. Po shkonte me e taku atë natë. Kur shkova unë atje, aty ishte Eugeni…Tom Doshi : Kush është Eugeni?Djali : Ai prokurori, ai me syze.Tom Doshi : Janë miq?Djali : Po po janë shumë shokë, rrinë natë ditë bashkëDjali : Erdhi dhe ai Enver Lala atyTom Doshi : Po policia erdhi?Djali : Jo nuk ka ardhur policiaTom Doshi : Unë e di që ka ardhur policiaDjali : Jo nuk ka ardhur fareTom Doshi : Policia ka ardhu,r po mos ka ardhur mbasi keni ikur ju?Djali : Ndoshta ka ardhur mbrapa, aty lamë vetëm Eugenin dhe Ymerin.Tom Doshi : Eugeni iku me Ymerin apo …?Djali : Jo, Ymeri erdhi me ne, Eugeni iku vetëmTom Doshi : Me kë me ne? Kush ishit?Djali : Unë me mikun tim, dhe Ymeri. E çova deri në shtëpi në bllok.Tom Doshi : Ça thoshte Ymeri?Djali : Hiç, kur ka…………shkon në piano, edhe kur ka ........Tom Doshi : Po në vazhdim çfarë ndodh? A e takove më Tonin?Djali : Shkova të nesërmen atyTom Doshi : Ku aty?Djali : Te servisi, te shtëpia Tonit edhe më tha se na kanë dalë fjalë për punën që kemi nisur për të bërë. Kush i tha Tomës se ne ……te Sheratoni? Kush e dinte këtë gjë përveç ne të dyve? Vetëm ne të dy e dimë këtë gjë. Që e kemi ruajtur tek Sheratoni, e kemi ruajtur tek kullat? I thashë që nuk di gjë. Aman tha të kam vëlla ta djegim Tomën sa më shpejt se ….Tom Doshi : Kush i kishte thënë Tonit që unë e kisha marrë vesh?Djali : Toma e ka thënë me një tavolinë, më tha. Toma ka thënë në një tavolinë që janë duke më ndjek tek Sheratoni, me ndjekin tek kullat dhe personi aty që ka folur Toma tha, ka ardhë të më thotë mua :Ku e mori vesh Toma thaTom Doshi : ………… Ti mendon se Prokurori Përgjithshëm është i lidhur me Tonin? Apo me Eugenin, kush mund t’i ketë thënë?Djali : Për këtë s’e di………. 18:50Tom Doshi : E si të tha ty  ………Çfarë po mendonin ?Djali : Po u vra Toma, nga dheu do na vrasi të gjithëve………..Tom Doshi : Pse me ju vra?Djali : Sepse është duke dalë fjala pra, dhe e gjujtmja që iu bë Tonit, ai dyshoi sikur e ke bërë ti.Tom Doshi : Mua nuk më intereson me vra Tonin dhe asnjeri. Unë jam në politikë, në biznes, s’më intereson të bëj këto gjëra jam kurioz të di çfarë u bë, çfarë të thoshin ty, çfarë të tregonin rreth meje apo vetë eliminimi im qetësonte gjithçka?Djali : Për situatën di vetëm për vrasjen sipas Tonit , të vritet Toma ose jemi të marrë fund të gjithë. Fut vëllain tënd ta vrasi ditën në lokal se natën s’ka ku e kap. Mos e vrit mendjen, s’ka për të ngelur njeri në burg, vetëm të bëhet ajo punë.Tom Doshi : Kush ja garantonte Tonit këtë?Djali : Ai e garantonte, sipas Tonit e garantonte Iliri.Tom Doshi : Ilir Meta e garantonte Tonin ë?Djali : ………………Tom Doshi : …………..?Djali : JoTom Doshi : ……………….?Djali : ……………Tom Doshi : Po ky qerosi…………Ylli ka dhënë ndonjë ndihmë për këtë punë ?Djali : Po Ylli thotë se ka ndonjë ndihmë përderisa punojnë bashkë rrinë bashkë natë-ditë.Tom Doshi : Po te ai lokali kush ka ardhur zakonisht?Djali : …. rri çdo ditë atyTom Doshi : Me kryeprokurorin?Djali : PoTom Doshi : Rrinë gjatë bashkë?Djali : Gjatë rrinë, hanë darkë, rrinë me orë, nuk është se rrinë disa minutaDjali : Është edhe ai Agim RamaTom Doshi : Kush është Agim Rama?Djali : Është kunati i Salës. Nuk e di ça e ka Ylli, rreth miqshTom Doshi : I kujt Sale?Djali : Kunati i Sali Berishës.Tom Doshi : Po tjetër?Djali : Ai Koliqi i AkropolisitTom Doshi : Vjen e rrinë aty bashkë?Djali : Po poTom Doshi : I bëjnë planet bashkë?Djali : Derisa rrinë bashkë…Tom Doshi : Po Ymeri çfarë roli ka aty?Djali : Po Ymeri është shoku i ngushtë i Tonit. Ymerin e ka shumë shok, rrinë natë-ditë bashkë, punojnë bashkë. Çdo gjë që e dinë e dinë të dy. Nuk është se e di njëri dhe nuk e di tjetri.Tom Doshi : Po kur komunikonin me këtë deputetin ça thoshin?............Djali : Problemi ishte i joti, flisnin për të të vrarë tyTom Doshi : Sa do pagonin?Djali : 100 mijë euro, 10 mijë euro do i marr unë kur të bëhetTom Doshi : Po kshu, të ka dhënë ndonjë punë tjetër ky .,…….?Djali : Me mua jo , po me punët që merret dhe me njerëzit që rri, ma do mendja që po.Tom Doshi : ………………?Djali : Po, kur të duash ti më pyet, se ti them unë të gjithaTom Doshi : Me detaje ë?Djali : Të gjitha, siç po t’i them ty ja them dhe atij.Tom Doshi : …………Edhe ti duhet të kesh kujdes kur i thua njerëzveDjali : Unë nuk kam frikë askërkënd, unë nuk dua të përzihem me këtë punë. Tani unë duhet të ruhem, se këta kur i kundërshton këta nuk e pranojnë. Normal që duhet të ruhem …..Tom Doshi : Pse nuk bashkëpunon me policinë…………….Mua nuk më intereson me vra asnjeri por as ty nuk duhet të të vijë asnjë e keqe prej atyre. Ne mund të takojmë ministrin, dhe ti mund të merresh në mbrojtje. E rëndësishme për mua është ta kuptosh që s’ka për të vdekur njeri, secili të marri dënimin që meriton, ti nuk është se je i implikuar në këto gjëraDjali : ……………………se nesër pasnesër nuk i dihet s’i vijnë punët ……………….Tom Doshi : Me këtë rast unë të thashë që të jam mirënjohës sepse je duke i bërë nder të gjithë shqiptarëve se të jetë i implikuar Kryetari i Parlamentit për me pagu lekë për të vrarë deputet. Videon s’ja kam bërë unë Ilir Metës, videon ja ka bërë Dritan Prifti. Apo ai tjetri që është vrarë në Laç për problemet e të shoqes që kanë qenë për zgjedhje. ………Unë kam pasur sjellje shumë korrekte me Kryetarin e Parlamentit. Kemi ngrënë dreka, darka, kemi shkuar në …… bashkë. Paska qenë shumë e madhe, sa ka arrit deri këtu. Fillimisht kam nevojë dhe qef që të ballafaqohesh ti me ………Unë nuk jam person që ………… Por sot, unë nuk kam dhe besim te Prokuroria se i thashë Prokurorit të Përgjithshëm që për mua janë paguar lekë, i kanë vënë motorrit të makinës eksploziv…………… Dhe prokurori përgjithsëm shkon e lajmëron organizatorët e eleminimit tim, për mua nuk ka më Prokurori, s’funksionon shteti. Ne kemi në dorë vetëm policinë. Por të paktën e mira është që ti të bashkëpunosh me policinë edhe për veten tënde. Sepse je edhe ti person i rrezikuar prej kësaj pune. Në këtë rast do ishte mirë për mua, për ty edhe për të gjithë shqiptarët të marrin vesh se kush e drejton këtë vend. Mund të organizoj ndonjë takim me ministrin ………Por unë të sugjeroj, me i kërku policisë që të të marrë në mbrojtje. Sot të konsideroj si vëllain tim. Jam i shqetësuar edhe për sigurinë tënde.Djali : E di, po nuk kam shumë dëshirë të merrem me policinë, me shtetin. Më duket sikur do bëhem zhurmë e madhe kot, pa bërë asgjëTom Doshi : Kjo nuk është zhurmë e madhe kotDjali : Unë desha vetëm të të informoj për këtë punë, nuk dua të shkoj më tutje.Tom Doshi : Kjo është zgjedhja jote. Unë të thashë. Unë do të të jem mirënjohës. ……………E kam shumë merak sigurinë tënde. Duhet të jesh i kujdesshëm sepse diçka duhet bërë …………pavarësisht se këtu jemi në një vend që është tmerr, do me thënë shkon prokurori i përgjithshëm të informojë njerëzit që të kanë porositur ty me më eliminuar mua, këtu çdo gjë merr fund. Unë jam deputet dhe jam në politikë. Por kur e mendoj këtë gjë, imagjinoje se çfarë bëjnë qytetarët e shkretë. Dhe unë po të them prapë, të sugjeroj që është mirë që ne të jemi mirë, të komunikojmë me komisariatin, kështu do kemi mundësi me komuniku me Ministrin e Brendshëm, që të bëjmë një marrëveshje me të……………përderisa ti nuk je i implikuar, unë prandaj thashë që ja vlen. Dhe ti nuk është puna se ke qenë vetë në këtë ngjarje, ke qenë vet i pestë atë natë. Po me këtë Tonin më vjen çudi se unë faktikisht e njoh që në 97-n, e njoh prej Ymerit. E kam pasur shumë shok Ymerin por u shkëputëm. ……………Djali : Ai e kishte marrë përsipër për ta mbaruar këtë punë. Dhe ai që u interesonte aq shumë për këtë punë, besoj se me gjithë mend ishte Iliri. Po të ishte ndonjë tjetër, s’besoj të interesohej kaq shumë, besoj unë.Tom Doshi : Do me thënë garancia e tij ishte që vriteni se nuk dënohet njeriDjali : PoTom Doshi : E di që orari është pak i vonshëm që të mora, por e kisha të nevojshme këtë bisedë me ty. Edhe unë jam në dilemë, nuk di çfarë të bëj, edhe unë jam si puna jote ,me karakterin e malësorit të bëj dhe unë kallëzimin tim apo, duke parë dhe rolin që kam, në politikë …………Do të të përcjellin këta çunat deri në shtëpi. Nesër të bëjmë një takim me ministrin e brendshëmDjali : Mua më ke në çdo kohë, kur të duash, më thirr, dhe këto që thash do ja them në sy. Çfarë të kem në dorë do ta bëj. Nuk do shpik asgjë. Çfarë më kanë thënë do them. Nuk kam pse i trembem asnjë gjëje.Videoja e plotë e rrëfimit të Durim Bamit