Lezhë, kapen me 2.5 kg vaj hashashi, në pranga tre persona
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së qarkut të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar edhe 2.5 kg vaj droge e llojit hashash.Operacioni i koduar “Mbikalimi” është realizuar nga Sektori për Narkotikët & Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë, ndërsa janë arrestuar në flagrancë Arjan Kadeli 39 vjeç, Astrit Vlashi 40 vjeç, Mario Deda 28 vjeç, që të tre nga qyteti i Laçit.Operacioni është zhvilluar rreth orës 11:00 të së mërkures në aksin rrugor Laç-Mamurras, ndërsa tre të arrestuarit po lëvizinin me dy automjetet tip "Benz" nga Tirana në drejtim të Laçit.Sipas policisë, “gjatë kontrollit të ushtruar, 3 personave u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 automjete, 8 telefona celularë, 4 shishe të mbushura me lëndë vajore e dyshuar si vaj hashashi me një sasi prej 2.5 kilogram, për të cilët autorët nga shitja do përfitonin një shumë prej 35.000 euro”.Policia ka nisur një hetim të hollësshëm në lidhje me aktivitetin kriminal të kryer prej tyre, ndërsa është bërë e ditur se ato ishin nën vëzhgim prej disa kohësh. Materialet në ngarkim të tyre do i referohen Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.