Deklarata e Tahirit, Kuliçaj hedh poshtë akuzat: I hapur për hetime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2015, 20:46
Agron Kuliçaj, ish-zv/Drejtor i Policisë së shtetit hedh poshtë pretendimet e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deklaron se është në dispozicion të çdo lloj hetimi për çështjen Doshi.Agron Kuliçaj: "Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin tim në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit dhe garantoj bashkëpunimin tim në interes të sqarimit të të vërtetës".Ai thekson se nuk i njeh shtetasit Fatjon Skenderi, Ylli Xhaxhollari dhe nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me ta.Ndërsa me shtetasin Ymer Lala, Kuliçaj thotë se e ka lidhur detyra në krye të Policisë së Shtetit.Për Agim Ramën, Kuliçaj thotë se ka njohje dhe marrdhënie shoqërore, por prej një viti as e ka takuar dhe as ka komonikuar me të.“Me Prokurorin Eugen Beçi, kam patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që kam kryer në Policinë e Shtetit”- thekson Kuliçaj, ndërsa shton se ka ruajtur marrdhënien shoqërore dhe e ka takuar shpesh.Agron Kuliçaj deklaron se e gjithë kjo situatë është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga Sherbimet e Policise Gjyqesore në Policinë e Shtetit.Agron Kuliçaj: "Policia e Shtetit duhet të kishte referuar veprën penale të prokurori dhe njëkohësisht të kishte vazhduar kryerjen e hetimeve paraprake" .