Një i vrarë, një plagoset në Mallkastër, Policia shpërblim për arrestimin e autorit
Një person humbi jetën dhe një tjetër është plagosur në Mallakastër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 28 shkurt 2015, në një lokal në fshatin Roms.Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, por Eduard Zotaj, humbi jetën, ndërsa Blerim Beqiraj është jashtë rrezikut për jetën.Policia e Fierit identifikon si autor të dyshuar të ngjarjes Engjell Hodaj 32 vjec.Krimi mësohet të ketë ndodhur pas një sherri në lokal.Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur postoblloqe, ndërsa i bën thirrje banorëve të zonës për bashkëpunim duke dhënë informacion për autorin e ngjarjes së rëndë.Madje policia thotë se ka vënë në dispozicion një shpërblim për çdo person që ndihmon në arrestimin e autorit.Një grup hetimor po punon për të zbuluar motivet e vrasjes.[caption id="attachment_472170" align="alignnone" width="640"]
Në foto:Vendi ku ndodhi sherri, 28 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_472174" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lokali ku ndodhi sherri, 28 shkurt 2015[/caption] /Oranews.tv/