Lezhë, gjendet e braktisur makina që u përdor për vjedhjen e kazinosë
Një makinë e braktisur e cila është përdorur për një vjedhje një natë më parë në qytetin e Lezhës është gjetur në lagjen "Gurra" pranë rrugës së shtrausit.Mjeti tip Benz është përdorur nga një grup kriminal i cili ka kryer vjedhjen e paisjeve të një kazionoje, ndërsa sipas policisë brenda mjetit janë gjetur edhe materialet e vjedhura.Ka qenë pronari i lojrave të fatit ku është kryer vjedhja që ka njoftuar blutë e Lezhës. Këta të fundit kanë ngritur postoblloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit, duke bërë që hajdutët të braktisnin mjetin për t'i shpëtuar prangave të policisë.Shtimi i vjedhjeve të kthyera së fundmi në makthin e lezhianëve ka bërë që aksionet e policisë për gjetjen e keqbërësve t'I udhëheqë vet shefi I komisariatit.Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet ndërsa ekspertet po analizojnë shenjat e gishtave të cilët janë gjetur në automjetin e braktisur.Nga ana tjetër policia Lezhës ka shoqëruar pronarin e mjetit i cili po merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ende nuk dihet nëse mjeti i gjetur i është vjedhur atij nga hajdutët.