Italia mbështet shtetësinë e Palestinës
Deputetët italianë kanë aprovuar një rezolutë jo-zyrtare që shtyn qeverinë të njohë zyrtarisht Palestinën si shtet.Në dhomën e deputetëve, rezoluta mori 300 vota pro dhe 45 kundër, ndërsa një mocion ju kalua presidentit Mateo Renci.Edhe Ministri i Jashtëm, Paolo Xhentiloni, ka pranuar se qeveria është e gatshme ta njohë Palestinën, por nuk saktësoi se kur.Edhe pse shumica e vendeve në zhvillim e njohin Palestinën si shtet, pjesa më e madhe e vendeve të Europës Perëndimore nuk e kanë bërë ende këtë, duke mbështetur qendrimin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se shteti palestinez mund të formohet vetëm pas negociatave me Izraelin.Rezoluta të tilla jo zyrtare janë votuar kohët e fundit në parlamentet e Irlandës, Britanisë dhe Francës, ndërsa Suedia e ka njohur zyrtarisht shtetin.Të premten, në Bregun Perëndimor, qindra protestues palestinez u përleshën me forcat e sigurisë teksa përkujtonin dhjetë vjetorin e ngritjes së barrierave ndarëse nga Izraeli.