Radikalizimi i të rinjve, kleriku mysliman akuzon SHBA dhe Britaninë

Kleriku mysliman, Anxhem Shoudari, i cili qendron prej vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, ka akuzuar politikën e jashtme britanike dhe atë amerikane për radikalizimin e të rinjve.Gjatë një proteste të organizuar për lirimin e disa shtetasve britanikë me origjinë suriane dhe libaneze, ai nuk kurseu akuza as për mediat britanike."Ju dënoj edhe juve pasi jeni gjuha e terroristëve më të mëdhenj në botë, Amerikës dhe aleatëve të saj, britanikët. Ju i keni larë duart me gjakun e qindra e mijëra njerëzve dhe nuk e pranoni. Jeni të shurdhër, të marrë, të verbër dhe tregoni me gisht myslimanët.E tani që ata po ngrenë kokë, ju thoni kush i radikalizoi? Të vetmet armë të shkatërrimit në masë që gjetët në Irak, ishin ato që hodhën vetë qeveritë tuaja. Mendoj se kjo e tregon më së miri se kush i radikalizoi ata".Kleriku i shumëpërfolur në Britaninë e Madhe nuk ka pranuar të ketë ndonjë lidhje me Mohamed Emvazin, të riun që është zbuluar të fshihet pas maskës së militantit të Shtetit Islamik të njohur si Xhon Xhihadisti, të cilin tha se nuk e kishte takuar kurrë dhe as nuk ia kishte dëgjuar emrin.