Studentët e mjekësisë në protestë, kërkojnë uljen e tarifës së studimit

Dhjetëra studentë të mjekësisë dhe infermierisë kanë protestuar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke kërkuar uljen e tarifës së studimit.Me parulla si: jemi studentë e jo klientë, ata kërkojnë uljen e tarifave shtetërore pasi transferuan studimet nga universitetet private të cilave u është hequr licenca.Studentët kërcënojnë me grevë urie nëse thirrjet e tyre bien në vesh të shurdhër.Të nervozuar nga mungesa e vëmendjes studentët shprehen se ndihen të diskriminuar pasi paguajnë një tarifë prej rreth 2 milionë e 300 mijë lekë të vjetra.