Sulmohet misioni turk në Kabul, një i vdekur dhe një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 09:19
Një makinë bombë, e cila ka pasur në shënjestër një automjet të Ambasadës turke në Kabul, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.Shpërthimi ka ndodhur jashtë portës së misionit iranian.Ambasadat e Turqisë dhe Iranit janë ngjitur, në qendër të Kabulit.Zëvendësministri i Brendshëm afgan, Mohammad Ayub Salangi, ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë makina e Ambasadës turke."Një person është plagosur dhe shoferi ndoshta është vrarë", ka thënë ai.Ky është sulmi i parë në një cak turk në kryeqytetin e Afganistanit./rel/