Durrës, tentojnë të grabisin makinën e postës, grabitësit plagosin rojen
Dy persona të maskuar tentuan të grabisin makinën e postës e cila mendohet se po transportonte paratë e pensioneve pranë filialit të postës në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit të sotëm.Sipas policisë së Durrësit 2 personat e maskuar dhe me një motor të zi, tentuan të grabisin mjetin tip furgon me targa AA 803BX, (foto poshte) në pronësi të postës shqiptare.Ndërhyrja e rojes private me inicialet P. M ka penguar grabitësit të realizojnë qëllimin.Dëshmitarët thonë se ka pasur të shtëna, ndërsa roja private mbeti i plagosur, pasi u godit me tytën e pistoletës. Aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit dhe jashtë rrezikut për jetën.Policia është vënë ne ndjekje të 2 autorëve që udhëtonin më një motor të zi. Por në zonën periferike të qytetit arriten të humbin gjurmët. Mësohet se uniformat blu po krehin zonën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në foto: Makina e postës e cila u tentua të grabitej, 26 shkurt 2015[caption id="attachment_470800" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e postës e cila u tentua të grabitej, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_470799" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes, 26 shkurt 2015[/caption]