Dibër, konflikti kufitar, banorët e Klloçishtit: Maqedonasit kanë vrarë 4 persona

Banorë të zonës kufitare me Maqedoninë, denoncojnë zhdukjen e bagëtive të imta sapo kalojnë kufirin. Banorët thonë se janë ankuar, por asnjëherë nuk u ka ardhur zgjidhja për problemet e tyre. Për më tepër ata denoncojnë se ndër vite janë vrarë edhe banorë të fshatit nga ushtarët maqedonas të kufirit.Dibër-Banorët e fshatit Klloboçisht, në Maqellare të Dibres, zonë kufitare me Maqedonine vetem 100 metra larg piramides thonë se shteti fqinj përvecse u ka zaptuar tokat, ka vrarë dhe 4 prej tyre teksa kullosnin bagëtinë  pranë vijës kufitare.Sipas banorëve vetëm pse bagëtitë kanë kaluar kufirin, shteti maqedonas ia ka përvetësuar 103 bagëti të imta.Banorët e fshatrave të brezit kufitar të Maqellarës, ndonëse kanë bërë denoncime, asnjëherë nuk u është dhënë zgjidhje nga shteti shqiptar, apo organet përkatëse maqedonase.