U përfol për Guvernator, ekonomisti ndërkombëtar Blejer, këshilltar i Sejkos

Pak muaj më parë Edi Rama dështoi ta sillte si Gurvernatorin e parë të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë, por në fund ka gjetur mekanizmin që ti japë një rol të paktën këshillues argjentinasit Mario Blejer.Kryeministri njoftoi në rrjetet sociale emërimin e ish-Guvernatorit argjentinas dhe ish-Drejtorit të Politikave Monetare të Bankës së Anglisë si këshilltar të shefit të ri të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.Mario Blejer do të jetë gjithsesi i angazhuar në financat shqiptare, duke qënë se nuk gjeti terrenin e duhur fundvitin e shkuar për të marrë zyrtarisht drejtimin e BSH.Në muajin nëntor argjentinasi u përfol si asi nën mëngë i kryeministrit Rama për të qënë pasuesi i Ardian Fullanit që u arrestua e më pas u shkarkua nga detyra e Guvernatorit të BSH."Mario Blejer,ekonomisti i famshem qe ka qene dhe drejtor i politikave monetare te Bankes se Anglise do jete keshilltari i Guvernatorit tone!".Ky ishte njoftimi në Twitter i Ramës pa komentuar më shumë rreth emrit të bankierit argjentinas që një pjesë të jetës e ka kaluar edhe në Izrael.Ndërkohë që me afrimin e Blejer, stafi drejtues rreth Guvernatorit Bejko plotësohet pasi Këshilli Mbikqyrës një ditë më parë plotësoi departamentet duke zgjedhur drejtuesit e rinj.Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Mbikëqyrës u prezantuan drejtuesit e rinj të Departamentit të Mbikëqyrjes, ai i Departamentit të Administrimit, Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore.Blejer këshilltar i Sejkos, dy ditë pas vizitës së Toni Blair në TiranëNuk dihet nëse kjo ka qenë një zgjedhje e Kryeministrit, apo një sugjerim nga këshilltari i tij Tony Blair.Vlen të theksohet fakti se emërimi i Mario Blejer si këshilltari i Guvernatorit të ri të BSH-së vjen vetëm dy ditë pas vizitës së ish-kryeministri britanik në Tiranë.Vizitën e zbuloi vetë Ministri i Ekonomisë Ahmetaj përmes rrjetit social fb, ku shkruante: “Sot pas nje takimi te rendesishem dhe tejet interesant me Toni Blair per reformat & zhvillimin e qendrueshem ekonomik”, duke e shoqëruar dhe me një foto me Blair. Kush është Mario I. Blejer dhe lidhja e tij me ShqipërinëNga ana tjetër, Blejer, argjentinasi 66 vjeçar, ndonëse i huaj, ka një lidhje me Shqipërinë. Në vitin 1991, pak para se Shqipëria të anëtarësohej në grupin e institucioneve financiare ndërkombëtare, ai erdhi në Shqipëri si ekspert i Bankës Botërore dhe udhëhoqi grupin e ekspertëve ndërkombëtarë që analizuan ekonominë shqiptare para anëtarësimit të Shqipërisë në këto institucione.Blejer ka lindur në Kordoba të Argjentinës në vitin 1948. Ai ka studiuar ekonomi dhe histori hebraike në Universitetit Hebraik të Jeruzalemit në vitin 1970 si dhe ka marrë master në ekonomiks nga i njëjti institucion në vitin 1972. Ai fitoiPh.D në ekonomi në Universitetin e Çikagos në vitin 1975 dhe dha leksione në Universitetin e Bostonit deri në vitin 1980.Në këtë vit u filloi të punojë në Fondin Monetar si këshilltar në politikat monetare, kursin e këmbimit dhe politikat fiskale. Në vitin 1992 ai punoi si Këshilltar i Lartë në Bankën Botërore për Politikat e Europës dhe Azisë Qëndrore. Këto qenë vitet e rënies së komunizmit dhe të Bashkimit Sovjetik. Ai shërbeu te sektori i studimeve dhe Bordi Editorial i Studimeve të FMN-së deri në vitin 1996.Blejer u kthye në Argjentinë në momentin kur vendi i tij hyri në krizën e borxheve sovrane në vitin 2001 kur pranoi ofertën e Presidentit Fernando de la Rúa për të punuar si zëvendëspresident i Bankës Qëndrore të këtij vendi gjë që i dha fund karrierës së tij 21 vjeçare në institucionet financiare ndërkombëtare.Blejer u largua shpejt nga posti i Guvernatorit të Bankës Qëndrore të Argjentinës pasi u përball me krizën e thellë monetare dhe financiare të vendit që detyroi qeverinë të imponojë kufizime në tërheqjen e depozitave bankare si dhe të zhvlerësojë monedhën e vet.Ai punoi pas kësaj në Qendrën për Studime mbi Bankingun Qëndror në Bankën e Anglisë. Ai u kthye në Argjentinë në vitin 2010 ku u përfol sërish si kandidat për guvernator të Bankës Qëndrore të Argjentinës. Që nga ajo kohë bën analiza mbi ekonomiksin në disa publikime të rëndësishme ndërkombëtare.