Rruga Transballkanike, Qeveria rrit fondin për shpronësimet

Qeveria ka vendosur të rrisë fondin e shpronësimit për rrugën Transballkanike në Vlorë.Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar propozimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban që fondi i kompensimit për banorët që preken nga kjo rrugë të shkojë në 582 942 635.82 (pesëqind e tetëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e dyzet e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy) lekë.Gjithashtu qeveria ka miratuar vendime për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i linjës së 110 kv Korçë-Zëmblak dhe asaj Ersekë Korçë.Qeveria ka vendosur shpronësimin e pronarëve që preken nga rruga Tiranë-Elbasan, loti i tretë, rrëshqitjet në zonë dhe ndërtimi i segmentit Porto Romano Durrës.Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është miratuar plani i rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë elektrike, sikurse edhe disa vendime të tjera.