Apeli nuk kthen në qeli Gjikën. Liron dhe shefen e urbanistikës e ndërtuesin
Gjykata e Apelit e Vlorës nuk pranon të rikthejë në burg kryetarin e Bashkisë së Vlorës, duke lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje”, i apeluar nga prokuroria.Ndërkohë sot treshja gjykuese Vasil Hanxhari, Skënder Domini dhe Gjinovefa Gaba vendosi të ndryshojë vendimin e gjykatës së Vlorës për shefen e urbanistikës, Doriana Sulaj dhe biznesmenin Artur Haxhi. Hodhi poshtë vendimin për masën e sigurisë "burg" dhe dha masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.Gjika shkon vetë në Apel: Do provojë pafajësinë time. S'janë 15 pallate me dokumente falseSot paradite Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u paraqit vetë në Gjykatën e Apelit për të kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" dhe kundërshtimin e apelit të Prokurorisë ,( ne foto ). Para trupit gjykues Gjika u shpreh i bindur në pafajësinë e tij duke nënvizuar se do e vërtetojë se nuk janë ndërtuar me dokumente të falsifikuara 15 pallate në qytetin e Vlorës. Shpetim Gjika para trupit gjykues: “Kam ardhur për të paraqitur korrektësinë time legjislative. Nga pikëpamja personale morale dhe institucionale kam qenë korrekt me organin e akuzës dhe në seancën që më është mbajtur në spitalin e Tiranës më është pohuar që kam penguar hetimet. Unë kërkoj heqjen e masës së sigurisë arrest me burg pasi është absolutisht e pavërtetë që janë 15 pallate me dokumente të falsfikuara. Do e vërtetoj me dokumente që kjo nuk qëndron. Dhe në gjyqin tjetër që do i bëhet organit të akuzës do vërtetohet pafajësia imeProkuroria kërkoi rikthimin në burg të kryebashkiakut të qytetit bregdetar të akuzuar për "shpërdorim detyre", "falsifikim të dokumentave" dhe "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".Për këtë Prokuroria renditi 8 argumente se ku ka gabuar gjyqësori në zëvëndësimin e masës së sigurisë për Shpëtim Gjikën.Prokuroria e akuzon për falsifikim të lejes për një pallat 11 katësh pranë sheshit të "Flamurit". Të njëjtat akuza bien edhe mbi shefen e urbanistikës Doriana Sulaj dhe biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi.Në seancën e sotme në Apeli ishte edhe biznesmeni Artur Haxhi (foto me p0shte)[caption id="attachment_470823" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Shpëtim Gjika në Gjykatën e Apelit Vlore, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_470826" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Seanca gjyqesor ne Gjykatën e Apelit Vlore, 26 shkurt 2015. Prapa hekurave eshte biznesmeni Artur Haxhi, ndërtuesi i pallatit 11 katesh[/caption]