DASH, zyrtari i lartë nën akuza për pedofili, arrestohet

Drejtori i programeve kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit është akuzuar se ka kërkuar seks nga një person i mitur.Policia tha se 44-vjeçari,Daniel Rosen, u arrestua dje i dyshuar për një seri komunikimesh në internet me një agjent të policisë në departamentin që merret me luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve.Departamenti i Shtetit e pezulloi zyrtarin dhe e vuri në leje administrative në pritje të rezultatit të çështjes penale kundër tij.