Beqaj: Do zbatoj vendimin e gjykatës. Do vazhdoj punën, s'jap dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj foli për Ora News pas vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e testimit të infermierëve. Beqaj dhe se do të zbatohet vendimi i gjykatës deri në gjykim të çështjes në themel dhe më pas do të merret një vendim.Ilir Beqaj: “Gjykata në fakt vendosi që derisa të gjykojë në themel çështjen e ankimimit që ka bërë urdhri i Infermierit për urdhrat e nxjerrë për proceset e testimit, të ngrijë procesin e zhvillimit të testimit, kështu që do të zbatojmë fillimisht këtë vendim të parë dhe pastaj do të përgatitemi që në gjykatë të japim të gjitha argumentat tona pse ky testim është i nevojshëm dhe nuk cënon asgjë nga puna e infermierëve.Për testimin e mjekëve ende nuk ka urdhëra të dalë dhe për pasojë nuk ka as padi dhe as seanca, por sigurisht që tani kemi hyrë në një proces vlerësimi nga gjykata të testimit të infermierëve gjykojmë të arsyesshme që sipas ecurisë të vlerësimti të gjykatës në këtë cështje do të reflektojmë edhe për problemet e mjekëve.”I pyetur nga gazetarja Manjola Hasa për kërkesën e mjëkevë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij, Beqaj tha se do të vazhdojë të kryejë punën e tij duke zbatuar programin e qeverisë, duke shtuar më tej se nuk ka pasur takim me mjekë dhe infermierë ditën e sotme.Ilir Beqaj: “Nuk kam pasur takim as me mjekë as me infermierë sot. Unë kam patur dje publikisht një analizë të shërbimeve të sëmundjes së zemrës në QSUT. Nuk ka patur ndonjë takim tjetër.Secili ka të drejtë të bëjë kërkesën e tij. Unë besoj se do të vazhdoj punën bashkë me bashkëpunëtorët e mi për zbatimin e programit të qeverisë. Besoj se në këto 18 muaj rezultatet janë shumë të dukshme dhe shumë të prekshme në përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Sigurisht që reformat duhet të jenë edhe më të thella dhe reforma pa kosto nuk ka.”