Autoritetet amerikane arrestojnë 3 shtetas, konspiracion në mbështetje të IS
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se tre persona janë akuzuar për konspiracion në mbështetje të shtetit islamik. Një nga të dyshuarit Akror Saidakmetov, 19 vjec nga Kazakistani u arrestua në aeroportin ndërkombëtar John Kennedy International.Autoritetet thanë se ai po përpiqej të fluturonte drejt Turqisë, me destinacion final Sirinë.Saidahmetov së bashku me Abdurasul Hasanovich Juraboev, 24 vjec nga Uzbekistani përvec faktit se donin të luftonin në Siri në krah të ektremistëve, kishin shprehur gatishmëri të lartë për të kryer sulme në SHBA , në emër të Shtetit Islamik. I treti i dyshuar është Abror Habibov, 30 vjeçar nga Uzbekistani, i cili akuzohet për ndihmë financiare ndaj dy të dyshuarve të tjerë. Për arsye hetimore, autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur identitetet e të arrestuarve.Ndërkohë pasojat e mëdha janë aty ku edhe po zhvillohet beteja,në tokën siriane.90 perosna të komunitetit të krishterë në verilidnje të Sirisë janë rrëmbyer nga ekstremistët islamikë, teska frika për ekzekutimin e tyre është permanente. Aktivistët thonë se numri është shumë më i madh, duke dekalruar se 285 të tjerë janë rrëmbyer të hënën në provincën Hassakeh. Për pasojë , nga frika dhe paniku, rreth 1.000 familje të zonës kanë braktisue shtëpitë.