Interkonjeksioni me italine, MEI marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë gjermane Max Streicher
Interkonjeksioni me Italinë do të financohet nga gjermanët. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën sot në Mynih të Gjermanisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë. Delegacioni i Ministrisë së Energjisë kryesohej nga Ministri Damian Gjiknuri dhe zv.ministri Dorian Duçka.Prestigjoze bavareze që operon në fushën e energjisë, do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi. Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.Realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovoueshme.Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milione euro.Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.