Zbulohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë. E drejtonte Admir Tafili nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2015, 13:24
Policia e Shtetit akuzon Admir Tafilin se drejton nga burgu një bandë kriminale përgjegjëse për një seri atentatesh dhe shpërthimesh me tritol në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.Policia e shtetit tha sot se pas hetimeve disamujore është arritur në përfundimin se Tafili organizonte nga qelia bandën që përbëhet edhe nga 5 persona të tjerë, 3 prej të cilëve janë arrestuar.Ata akuzohen për 7 vepra kriminale të kryera nga qershori i 2014, për të cilat deklarohet se janë paguar me shuma deri në 50 mijë euro. Ndër krimet për të cilat akuzohen janë porositur për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj në Durrës, për të cilën thuhet se morën porosi me 25 mijë euro, bomben me telekomandë në makinën e drejtorit të burgut të Fushe Krujes Arben Suloj Grupi kriminal qe drejtohej nga burgu, 2 ne kerkim Policia e Shtetit zbulon një grup kriminal i cili akuzohet se ka kryer disa vrasje me pagesë por dhe vendosjen e lëndëve shpërthyese eksplozivë.Grupi kriminal drejtohej nga Admir Tafili, i dënuar me burg përjetë, i cili aktualisht e vuan dënimin në burgun e Peqinit dhe pjesë e këtij grupi kriminal janë dhe të arrestuarit e pak ditëve më parë Alfred Qefalia, Kristi Pine, Aleksandër Gora.Ndërkohë dy shtetas të tjerë, pjesë e këtij grupi kriminal janë shpallur në kërkim. Ata janë me inicialet: A.O dhe DH.Z"Ky grup kriminal i drejtuar nga Admir Tafili, merrte porosi nga persona të tjerë të interesuar për kryerjen e krimeve janë autorë të ngjarjeve" u bë e ditur në një deklaratë për shtyp nga Zvdrejtori i Pergjithshshem Haki Cako.Policia thotë se ka prova të pakundërshtushme për 7 ngjarje të rënda kriminale ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë lidhje dhe me shpërthimet e ndodhura në Tiranë në fillim të shkurtit 2015Grupi kriminal akuzohet për keto krime25 qershor 2014 Vrasje me armë zjarri të Ibrahim Manit ngjarje e ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur Shtëpia e MushkonjësNgjarja e raportuar ne media me 25 qershor 2014: 50-vjeçari vritet me breshëri automatiku5 shtator 2014: Vrasje e mbetur në tentativë e E.Ç në lagjen Shkozë në Tiranë26 shkurt 2014 Vrasje e mbetur në tentativë me vendosje eksplozivi të shtetasve A.C. J.C dhe A.Sh, ngjarje e ndodhur në datën 26 shkurt 2014 në rrugën Budi, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materialeNgjarja e raportuar me 26 shkurt 2014: 500 gram C4 zyrës së biznesmenit, gjymtohet Armando Ceka e juristi Julian Çela21 janar 2015 - Vrasje e mbetur në tentativë e drejtorit te burgut te Fushe Krujes Arben Suloj , për shkak të cilësive të veçanta. Vrasja me vendosje të lëndës eksploziveRaportimi ne media 21 janar 2015: Durrës, bombë me telekomandë drejtorit të burgut të Fushë-Krujës 5- Marrje me porosi me 25 mijë euro, për vrasjen e shtetasit Leonard Murataj ngjarje e ndodhur në 18 nëntor 2014 në qytetin e Durrësit. Por krimi është kryer nga persona të tjerë.Sipas prokurorise: Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet"6- Marrje e porosive 50 mijë euro për vrasjen e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit, ngjarje e parealizuar7- Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).Po hetohen dhe per shpërthimet në TiranëI pyetur nëse kanë lidhje me shpërthimet e ndodhur në Tiranë në fillim tw shkurtit zv/drejtori i policisë së shtetit deklaroi: "Ne jemi duke hetuar të gjithë aktivitetin e këtij grupi kriminal. Çdo veprimtari në drejtim të çdo invidivi, apo subjekteve, por duke pasur parasysh karakterin dhe tendencën e tyre kriminale nuk përjashtohet mundësia të kenë elementë të tillë kriminalë. Gjithsesi është një hetim i thelluar. Po hetohen nxitësit, shtytësit, porositësit por dhe personat e tjerë, që me veprime apo mos veprime kanë mundësuar kryerjen e krimeve të kësj organizate."Anetaret e bandes
- Admir Tafili, 39 vjeç, lindur në Shkodër, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të K.Penal, ku vuan dënimin në I.E.V.P Peqin.
- Alfred Qefalija, 32 vjeç, lindur e banues në komunën farkë e Vogël Tiranë, arrestuar më datë 11.02.2015.
- Kristi Pine, 24 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” neni 139 i Kodit Penal.Arrestuar më datë 16.02.2015.
- Aleksander Gora, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Buçimas te rrethit Podradec, i denuar më parë për veprën penale të ”Vjedhjes me armë”. Arrestuar më datë 16.02.2015.
- A. O, 50 vjeç, banues në Tiranë , i denuar më pare për “armbajtje pa leje” dhe “mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”, aktualishtë i shpallur në kërkim.
- Dh. Z, 22 vjeç , banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.

Komunikata e policisë për grupin Qefalia