Korçë, lirohet 33-vjeçari, detyrim paraqitje për protagonistin e videos së dhunës

Nga spitali, ku ndodhet prej të premtes me fraktura të shumta në trup, 33 vjecari Tomi Misha ka dëgjuar masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga gjykata e Korçës.33 vjeçari Tomi Misha u bë protagonist mediatik pas videos ku ai shfaqet teksa dhunohet nga dy efektive te policise Robert Memelli dhe Nevzat Blushi pasi gervishti mjetin e zv drejtorit te policise Arben Hyseni tashme i pezulluar dhe i proceduar sebashku me 2 efektivet.Babai i 33 vjeçarit, kërkon dënimin e nëndrejtorit të Policisë së Korçës, të cilin e cilëson përgjegjësin kryesor për ngjarjen.Vendimi i gjykates është vleresuar edhe nga deputetja e PD Korcë Eleni Qirici.Ndërkohë një prej efektivëve të pezulluar, Robert Memelli ka deklaruar se 33 vjecari e ka kercenuar dhe goditur, por pretendimet e tij nuk jane vertetuar.Për shkak te videos pozita e efektive rendohet, megjithatë priten konkluzionet e SHKB mbi ngjarjen e cila më pas dosjen do ia dorezojë prokurorise së Korçës. [caption id="attachment_469392" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Tomi Misha në spital Në foto: Tomi Misha në spital[/caption]