Çmimet ‘Oscar 2015’, në luftë filmi ‘Birdman’ dhe ‘Boyhood’

Fushata mbaroi. Tapeti i kuq u hap dhe Hollivudi është në pritje të natës më të shkëlqyeshme të vitit, sot më 22 shkurt.Drama e Richard Linklater e titulluar “Boyhood”, është vlerësuar si një ndër filmat më të mirë, kandidatë për të fituar.Por disa çmime të fituara nga Alejandro Gonzalez Inarritu me filmin “Birdman”, kanë bërë që të konkurrojë fort me filmin “Boyhood”.Edicioni i 87 i Academy Awards, këtë vit do të zhvillohet në teatrin Dolby, me prezantues Neil Patrick Harris.Harris ka premtuar një shfaqje magjike, ndërsa do të ketë edhe të ftuar specialë si Lady Gaga, Rita Ora, Jennifer Hudson dhe Anna Kendrick.Jashtë teatrit Dolby, një seksion i Bulevardit të Hollivudit është mbyllur, gati të presë fluksin e madh të njerëzve gjatë ceremonisë.Siguria gjatë eventit thuhet të jetë akoma më e sofistikuar se vitet e kaluara, me 1 mijë oficerë policie në detyrë.Të mërkurën, më 18 shkurt, rrugët afër teatrit u bllokuan pas një alarmi fals për bombë.Votimi final nga 6,292 anëtarët e Akademisë përfundoi të martën.Shumë nga të nominuarit kanë marrë pjesë edhe në eventet e mëparshme të çmimeve Oskar.gdsdg