Ja si qytetarët e Bostonit e shohin pozitivisht stuhinë e borës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2015, 13:30
Banorët e Bostonit po mendojnë mënyra nga më të ndryshmet për t’i kaluar këto ditë ndërsa bora vazhdon të pushtojë vendin.Këtë të mërkurë bora arriti gati në 2 metra lartësi sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Kjo sasi e ka kaluar edhe dëborën e vitit 1994.“Ne menduam se duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, të bëjmë qejf. Nuk do lëmë që bora të prishë fundjavën tonë. Le të bëjmë diçka të çmendur e qesharake,” tha Emily Weil, banore në Boston.