Selena Gomez pozon topless për revistën “V”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2015, 10:21
22-vjeçarja amerikane është shfaqur topless në botimin e 94-t të revistës.Ajo duket e mrekullueshme me xhinse të shkurtra, vathët e kuq të rrumbullakët dhe një fjongo në flokët e saj kaçurrela.Gjatë intervistës me revistën “V”, Selena foli edhe për të shkuarën e saj. Edhe pse nuk i përmend emrin, këngëtarja e “The heart wants what it wants” i referohet lidhjes me Justin Bieber kur ajo ishte 18 vjeç.Përgjatë këtyre viteve, lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes së tabloidëve, gjë që Selena Gomez thotë se e vë në siklet.“Kishte momente ku ndihesha e zymtë, dhe nuk dilja nga shtëpia për një kohë të gjatë,” thotë Gomez.“Sapo dilja, fotografohesha nga paparacët, por tani po mësohem,” përfundoi ajo.