Studentët konkurojnë në London Fashion Week

Emrat e tyre ndoshta ende nuk janë të famshëm në tregjet ndërkombëtare dhe botën e modës por të diplomuarit e shkollës "Saint Martins" marrin pjesë çdo vit në eventin spektakolar të London Fashion Week, në javën e modës në Londër.Sikurse ka ndodhur edhe vitet e shkuara, gazetarë, modelë dhe njerëz nga industria e madhe e modës e ndjekin nga afër këtë event, për tu njohur me trended më të fundit, dizajnet dhe ndoshta edhe me zbulimin e rradhës në fashion.Ky është i vetmi grup të diplomuarish që marrin pjesë në programin zyrtar të London Fashion Week, dicka për të cilën vetë këta student janë vërtet krenarë."Është një ëndërr e bërë realitet. Ndaj nuk di çtë them. Të lë pa frymë kur mendon se po ndodh realisht. Është e mrekullueshme. Është një mundësi e mrekullueshme për të shfaqur punimet e tua në javën e modës në Londër, përpara kaq shumë njerzve" thotë Charles Jeffrey nga Skocia.Edhe Paul Thomson, gjithashtu nga Skocia, tregon se si ndihet: "Ka qënë një udhëtim i gjatë deri në finalen e këtij viti. Është bukur të na shohësh të gjithëve bashkë dhe kjo e bën edhe më të bukur atë cka spektatori do të shohë" thotë ai.Në shkollën e famshme "Saint martins" kanë qënë studentë edhe yjet e modës boëtrore sot, John Galliano, Alexander McQueen dhe Stella McCartney.Java e Modës në Londër startoi zyrtarisht më 20 shkurt dhe ka lidhje të forta me shkollën "Saint Martins".17 dizenjatorë do të prezantojnë punimet e tyre në sfilatat e modës që do të vazhdojnë për 5 ditë rresht, mes tyre Christopher Kane, Jonathan Saunders, J. JS Lee, Bora Aksu, Simone Rocha dhe Mary Katrantzou.Në fakt, kjo sfilatë do të shërbejë edhe për të vërtetuar reputacionin e Londrës në fushën e modës, thotë Jeremy Till, presidenti i shkollës në fjalë."Më pëlqen të mendoj se eksperimentet dhe ajo cka ofrojnë studentët e Saint Martin tregon mënyrën tonë individuale por edhe punën në grup, për të kontribuar në reputacionin e mirë të Londrës. Cfarë ndodh tek ne cdo vit, pasqyrohet edhe në London fashion Week" tha Till për Reuters.Studentët e vjetër të saj, John Galliano, Alexander McQueen, Matthew Williamson dhe Stella McCartney janë sot ikona të fashionit dhe kësaj decade. Reputacioni i tyre madje tërheq talente të reja vit pas vite.Till thotë se në "Saint Martin" mbërrijnë cdo vit mijëra aplikime për të qënë pjesë e saj por numri i tyre është i limituar.Për Till, stafi mësimor është celësi i suksesit për ecurinë e shkollës."Reputacioni i shkollës tonë është shumë i mirë. Kemi student shumë të mirë, vërtet ambicioz dhe gjithcka mësohet këtu. Vetë Saint Martins nuk ka një stil unik të saj. në London Fashion Week, studentët kanë mundësi të shprehin vetveten dhe stilin e tyre.Pastaj rregullat në shkollën tonë janë vërtet strikte". Njëri prej studentëve, me stilin më unik, në fund të 5 ditëve, fiton çmimin e madh për krijimet e tij, sikurse edhe çmimin 5 mijë paund. Këtë vit çmimi u nda mes dy studenteve, Beth Postle dhe Matty Boyan./Oranews.tv/