Paris, hapet panairi i fermerëve
Fshati pushtoi qytetin më të madh francez, teksa bagëtitë e të gjitha formave dhe madhësive iu drejtuan Parisit për Spektaklin Ndërkombëtar të Agrikulturës, që organizohet në kryeqytetin francez çdo vit në këtë periudhë. Fermerët francezë ishin krenarë për të shfaqur kafshët e tyre dhe për t’i sistemuar ato orë përpara se spektakli të hapej për publikun."Për ne është si Miss Franca. Këto janë konkurrentet e Miss Francës, janë vërtet të bukura. Ne përpiqemi të kemi lopë të bukura, i lyejmë dhe i depilojmë gjithashtu, tamam siç bën Miss Franca. Është një konkurs i vërtetë," tha organizatori i këtij eventi Aleksandre Gala.Përvecse një spektakël i mirëfilltë, shihet edhe si një mundësi e mirë biznesi dhe tregtie, duke u shndërruar në një simbol të kulturës franceze e duke treguar qartë, edhe për vetë politikanët, se agrikultura dhe prodhimi i ushqimit mbetet biznesi më i madh dhe më i rëndësishëm për vendin.Këtë event të përvitshëm pritet ta vizitojë në fundjavë edhe vetë presidenti Fransua Holond. Franca mbetet krenare për historinë e saj dhe lidhjen me fermerët.Antonio Duarte, presidenti i kapitullit francez të Vorverk, një klub i cili fokusohet në mbajtjen e shpendëve, flet me krenari për gjelin e tij të artë, që është edhe simboli i Francës."Ky shpend shihet kudo, edhe në flamurin tonë kombëtar. Është simbol i Francës" tha ai."Gjeli është një rracë mjaft e gjallë. Ju e shihni në kafaz por gjeli nuk pëlqen të rrijë në një vend të mbyllur si shpendë apo kafshë të tjera. Kjo është një rracë dinamike. Në përgjithësi është si vetë francezët,” shtoi ai.Përveç seriozitetit të këtij kompeticioni, ku konkurrojnë të gjitha specie e kafshëve të fermave, kjo shfaqje është shndërruar edhe në një vend ku njerëzit mblidhen së bashku dhe ndajnë idetë e tyre rreth të ardhmes së industrisë së agrikukturës.Ky panair do të qëndrojë i hapur nga 21 shkurti deri më 1 mars.