Klaudia Pepa refuzon bluzën e “Serales” në Amici

Një nga konkurrentet e emisionit “Amici” të drejtuar nga Maria de Filippi këtë vit është edhe balerina shqiptare Klaudia Pepa.Pas disa dueleve në kërcim, juria (Alessandra Celentano në kërcim dhe Rudy Zerbi në këndim) vendosi që t’i jepte asaj bluzën që e çon në netët “Serale”.Por Klaudia i ka habitur të gjithë duke e refuzuar atë.“Nuk e di pse më vjen ta refuzoj këtë bluzë. Ndoshta ngaqë do të më pëlqente edhe gjykimi i drejtorëve artistikë për të shkuar në ‘Serale’. Do të më pëlqente të bëja të njëjtën rrugë si kolegët e mi. Ju falenderoj të gjithëve,” tha Klaudia Pepa në programin e të hënës më 16 shkurt.