Bashkëshorti i dërgon lule gruas për Shën Valentin…edhe pas vdekjes

Një burrë nga Wyoming, në perëndim të Shteteve të Bashkuara,  që vdiq vitin e kaluar nga një tumor në tru vazhdon ta bëjë ditën e Shën Valentinit të veçantë për bashkëshorten e tij, edhe pas vdekjes.Shelly Golay mori një buqet me lule dy ditë përpara ditës së Shën Valentinit.Në fillim ajo mendoi se ia kishin dërguar fëmijët.Por pasi kontaktoi me dyqanin e luleve, ajo mësoi se bashkëshorti i saj, Jim,  verën e kaluar, përpara se të vdiste kishte bërë një kontratë me dyqanin e luleve që Shelly-t t’i dërgoheshin lule çdo Shën Valentin, deri sa edhe ajo të vdiste.Shelly Golay tha për mediat se ky xhest tregon që dashuria me bashkëshortin e saj nuk ka kufij, dhe do të vazhdojë edhe pas vdekjes.Jim Golay ishte 53 vjeç kur vdiq.buqeta