Dobitë e fjetjes së fëmijëve në temperaturat nën 0 gradë
A do ta linit fëmijën tuaj jashtë në të ftohtin e acartë për të dremitur gjatë drekës?Në Finlandë dhe në vendet e tjera nordike, kjo është një praktikë plotësisht normale e rritjes së fëmijëve dhe besohet gjerësisht se përmirëson shëndetin.Kjo praktikë nisi në vitet 40’ kur përqindja e vdekshmërisë së fëmijë ishte e lartë dhe cilësia e ajrit nëpër shtëpi ishte e dobët.Mendohej se rrezet e diellit dhe ajri i freskët do të ndalonin sëmundjet dhe do të rrisnin imunitetin kundër baktereve.Megjithatë, shëndeti i fëmijëve është përmirësuar ndjeshëm përgjatë dekadave, tregojnë kërkimet, biles edhe i ftohti sjell përfitime.Doktorët paralajmërojnë se të fjeturit në të ftohtë nuk mund të jetë e përshtatshme për këdo, dhe se fëmijët duhet të vishen në atë mënyrë që t’i përshtaten motit.