Transballkanikja, banorët e lagjes ‘Kushtrimi’ kalojnë natën jashtë

Mbi rrënojat e betonit që la pas aksioni i fadromave të IKMT në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë me dhjetra familje tashmë të mbetura pa strehë, e kanë kaluar natën në qiell të hapur duke u munduar të ngrohen pranë një zjarri.Hysni Shehu, një prej banorëve që kishte dy shtëpi në këtë zonë, tani e ka kaluar natën jashtë, pasi sipas tij shteti nuk ka dhënë ende ndihmë konkrete pasi IKMT rrafshoi banesat.Hysni Shehu : “Po na e bëjnë siç ja bëri gjermani çifutëve. Na ka lënë në mes të katër rrugëve. Nuk kemi parë këtu as Avokat Populli, as të drejta njeriu. Na hodhi shtëpiat 100 mln lekë në shesh, dhe ne nuk kemi të drejtë të ankohemi”.Por situata më e rendë u rezervohet femijëve të vegjel, të cilët tashmë ndjehen të dëshpëruar dhe të pambrojtur më shumë se kurrë.Banor : “Ne duam shtëpitë, nuk kërkojmë lekë. Rrugën le ta bëjë, por a ka forcë shteti që të na sigurojë një shtëpi? Ne nuk jemi kundra rrugës”.IKMT në këtë zonë shembi rreth 130 shtepi. Ndërsa me dhjetra familje kanë mbetur ne pritje te ndihmes se premtuar nga shteti. [caption id="attachment_468255" align="aligncenter" width="640"]Ne foto: Banoret e lagjes Kushtrimi duke e kaluar naten jashte Ne foto: Banoret e lagjes Kushtrimi duke e kaluar naten jashte[/caption]