Një mënyrë e sigurt për të transportuar artin
Në galerinë kombëtare të Romës, për artin e lashtë paketohet, 'Narcissus', një kryevepër nga Caravaggio, në përgatitje për një udhëtim të gjatë. Ashtu sikurse shumë vepra arti, kjo vepër e fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, po jepet si hua një muze tjetër për një ekspozim të përkohshëm.Një pakujdesi e vogël gjatë udhëtimit të gjatë mund të dëmtojë këtë vepër të pacmuar. Kështu që galeria e artit është duke bashkëpunuar me një grup inxhinierësh nga një projekt europian kërkimor për të testuar një sistem të një teknologjie të zgjatur, për të hedhur vazhdimisht një sy ndaj këtyre objekteve të pacmuara.'Kjo galeri ka një koleksion shumë të pasur që fillon që nga shekulli i 12 dhe shumë nga veprat tona janë shumë të cmuara, jo vetëm ekonomikisht, sic mund ta imagjinoni, por edhe nga aspekti kulturor', thotë Cinzia Ammannato, drejtoresha e galerisë.Teksa dëmtimi i dukshëm, pothuajse kurrë nuk ndodh në transit, restauruesit janë ende të shqetësuar me probleme të nivelit mikroskopik, që mund të lindin vecanërisht nëse vepra e artit ekspozohet ndaj kushteve ekstreme të ambientit.Ugo Maria Colesanti, një inxhinier kërkimor në sistemet kompjuterike dhe kreu i Sensing Systems, shpjegon disa nga masat e ndërmara për paketimin e pikturës. 'Ne jemi duke aplikuar sensorë me një ngjitës special ndaj pjesëve të aluminit dhe pasi të ngurtësohet ne mund të masim në mënyrë korrekte vibrimet gjatë udhëtimit'.Disa nga sensorët janë të ngjitur me kornizën e pikturës, të tjerë në paketim. Duke krahasuar matjet, do të tregohet se sa saktësisht kontenieri special përthith goditjet. Më pas piktura në brendësi të kamionit duhet të mbrohet në mënyrë të sigurtë nga ndryshimet në temperaturë, lagështi dhe vibrim. Sensorët inteligjente vazhdojnë monitorimin përgjatë rrugës. Të dhënat e sensorëve regjistrohen në mënyrë konstante, duke ruajtur ndryshimet mikro klimaterike dhe cdo lloj goditje që mund të ndodhë.Pajisjet e zgjuara të përfshira, të zhvilluara nga Universiteti i Romës, 'La Sapienza', nuk përdorin shumë energji dhe ky fakt i jep atyre javë, madje edhe muaj autonomie. Ato janë ekstremisht të forta kështuqë mund të përdoren edhe në ambjente të jashtme, sikurse Chiara Petrioli, një profesore e shkencave kompjuterike në Universitetin e Romës dhe koordinatore e projektit Genesi, shpjegon. 'Kjo teknologji ka potencialin të përdoret në situata të ndryshme në nivele shumë të ulëta energjie. Bashkë me veprat e artit, ne mund të monitorojmë objekte më të mëdha, si tunele ose ura, të cilat janë një aplikim tjetër'.Pas gjashtë orësh në rrugë, Narcissus, arrin në destinacionin e tij, e famshmja Basilica Palladiana në Vicenza, veri lindje të Italisë. Regjistrimet treguan se tranziti ishte i sigurt dhe i qetë. Të tilla të dhëna mund të reduktojnë koston e sigurimeve, duke e bërë kështu artin, më të përballueshëm.Transporti i pikturave, terracotta, statuja e të tjera, është një aktivitet shumë i rëndësishëm i ministries tonë, vecanërisht këtë vit teksa kemi levizur më shumë se 6000 vepra arti, thotë Elisabetta Giani, një fizikante me ISCR, MiBACT e përfshirë në këtë kërkim.Teksa ekspertët inspektojnë sipërfaqjen e pikturës për shenja ose dëmtime, inxhinierët shkakrkojnë të dhënat në kompjuter për të vizualizuar ecurinë e udhëtimit. 'Pasi kemi ngarkuar informacionin në kompjuter, ne mund të shohim luhatjet e temperaturës dhe lagështisë në transit. Ne mund të shohim një goditje, për shembull, por brenda kutisë ishte tërësisht e thatë, cka nënkupton se vepra ishte e izoluar në mënyrë korrekte', thotë Colesanti.Më pas, inxhinierët synojnë të krijojnë një aplikacion të përshatshëm smartfoni, për të mbajtur një sy në objektet e transportuara në kohë reale./oranews.tv/