Përmbytjet në Levan, banori i ankohet, Meta: Nëse s’ta zgjidhin më telefono

Kreu i Kuvendit Ilir Meta së bashku me ministrin e bujqësisë Edmond Panariti dëmshpërblyen një pulari në fshatin Ferras të Komunës Levan, duke i dhuruar 2500 zogj.Për herë të parë në vizitë në zonat të përmbytura,  kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë u takuan me banorë të zonës.Ilir Meta: Merrja emrin dhe zgjidhja probleminShefi i emergjencave në Fier, Arben Çuko: Po ja kemi zgjedhur, i kemi shpërndarë çadra…Ilir Meta: Po le ça keni shpërndarë, ka një problem konkret o zotri…nuk ka dyshekë, të iki tja marr unë dy dyshek tani?Ilir Meta: Po nuk ti solli zotëria, merr numrin tim të telefonit, më merr mua në telefon, do t’i sjell unë.Ilir Meta i drejtohet Arben Çukos: Ti e more vesh, harro kollaren edhe zgjidhe këtë problem.Meta siguroi dëmshperblimin për të gjithë fermerët dhe rimëkëmbjen e ekonomisë ndërsa vlerësoi dhe marrëveshjen e qeverisë me bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar situatën e kredisë për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet.Ilir Meta: Bujqësia është shtëpi pa çati , është momenti për të ndërtuar një politike vizionare të sigurimeve të investimeve dhe prodhimevebujqësore. Përshëndes ministrinë e bujqësisë për punën që po bën dhe për marrëveshjet që kanë arritur me bankat.Ministri i Bujqësisë Panariti theksoi edhe njeherë se do jetë pranë fermerëve të dëmtuar për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Edmond Panariti: Pularia është rivendosur, zogjtë janë brenda baterive. Janë 5000 zogj të cilët për një periudhe 35 ditësh do të hyjnë në cikël prodhimi. Ky është vetëm fillimi, do vazhdojmë me plotësimin e të gjitha humbjeve që ka pasur kjo zonë.E gjithë Shqipëria është solidarizuar me banorët e zonave të përmbytura, nga veriu në jug, ndërkohë që ndihma kanë ardhur dhe nga matan kufijve ku jetojnë shqiptarë dhe jo vetëm.meta