Eksodi i kosovarëve, BE: Qeveria të forcojë kontrollin e kufirit
Bashkimi Europian shfaqet tejet i shqetësuar përballë eksodit të kosovarëve drejt vendeve të Unionit.Në një intervistë për emisionin "Ballkan Magazine" të gazetares Linda Karadaku, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE Federika Mogherini tha se BE po e monitoron seriozisht këtë çështje, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës të forcojë kontrollin e kufirit. ( Ndiqni videon: Koçijançiç foli per eksodin pas minutes se 05:00 te intervistes)“Eshtë e vërtetë se në muajt e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme në detektimin e kalimeve të parregullta në pikat kufitare të qytetarëve të Kosovës, si përshembull në kufirin serbo-hungarez dhe ka pasur gjithashtu rritje te konsiderueshme të kerkesave për azil nga Kosova në vende si Hungaria dhe Gjermania. Ne e kemi vënë re këtë sigurisht, po e monitorojmë dhe kemi qenë në kontakt me Qeverinë e Kosovës për këtë.Ne besojme se Qeveria e Kosovës duhet të përforcojë fushatat informuese për udhëtarët, duhet të forcojë kontrollin e kufirit në përputhje me të drejtat bazë, të hetojë për shembull kompanitë e autobuzëve që po e lehtësojne udhëtimin nga Kosova dhe nga Beogradi drejt kufirit hungarez dhe po kështu të forcojë veprimin dhe bashkëpunimin qoftë me vendet tranzit, qoftë me vendet e destinacionit.Këto janë të gjitha çështje që janë ngritur tashmë dhe para dy ditësh, kur zv.Presidentja dhe përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini ishte mikpritësja e raundit tjetër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marreëdhënieve. Kjo çështje u ngrit dhe të dy kryeministrat, kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiç, ranë dakord që do të punojnë për ti trajtuar këto sfida”tha ajo.Sipas, Maja Koçijançiç, po aq e rëndëishme është dhe luftimi i grupeve kriminale qe bejne trafikimin ilegal të njërëzve. Duke theksuar se Komisioni Europian e ka prioritet të tij, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve në këtë drejtim.“Po. Me të vërtet kjo është ndër prioritetet, duke folur në përgjithësi trajtimi i trafikimit të qënieve njerëzore është një përparësi në axhendën evropiane për migrimin që është duke u përgatitur, kështu që është ndër përparësitë kyçe për Komisionin Evropian. Për të ardhur keq, por nuk është e vetmja pjesë e botës ku ndodhin këto sfida, por është shumë e rëndësishme që ti trajtojmë ato sëbashku sepse bashkëpunimi i vendeve të origjinës dhe vendeve tranzit është i një rëndësie kyçe nëse duam të kemi sukses”.