Lushnje, 13 shkurti shpallet dita e Pelikanit kaçurrel

Nga ky vit e në vazhdim, 13 shkurti do të jetë dita e Pelikanit kaçurrel. Habitati i vetëm natyror ne Ballkan i species së rrallë është i vendosur në lagunën e Parkut Kombëtar të Divjakës prej rreth një shekull e gjysëm.Sensibilizimi për ruajtjen e kësaj specie të rrezikuar nis në muajin shkurt, pasi po në këtë muaj Pelikani nis të ngrohë vezet për shumimin e tij.Me qellim rritjen e ndërgjegjesimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj specie të rrezikuar, ishulli i Pelikanit është vizituar nga nxënës shkollash e përfaqësues të pushtetit vendor.Në lagunën e Karavastase ka shumellojshmeri te shpendeve ujorë, ku numri i individeve të Pelikanit kaçurrel ne kete park, perben 5 % te popullates boterore dhe aktualisht numërohen rreth 40 çifte, dhe ekzistojnë të paktën 7 fole të mëdha.