Vdekja e 7 vjeçares, Drejtori i spitalit pas akuzave: I hapur për hetim

7-vjeçarja, Pamela Jahja, ka ardhur në një gjendje të rëndë shëndetsore në spitalin e Laçit dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e urgjencës.Kështu është shprehur Drejtori i Spitalit të Laçit,Gazmir Dërvishi, pas akuzave të ngritura nga familja, e cila ka akuzar mjekët se nuk i dhanë ndihmën e parë vajzës së tyre.Dervishi ka bërë të ditur se është i gatshëm për çdo llojë hetimi të Prokurorisë për rastin në fjalë.Gazmir Dervishi: “ I është dhënë ndihma e parë në spitalin e Laçit, ka qëndruar diku 2 orë në spital.Duke parë që gjendja e fëmijës është përkeqësuar ne e kemi drejtuar në spitalin e Lezhës. Unë jam i hapur konform çdo rregulli që kjo çështje të sqarohet”.Pamela Jahja gjeti vdekjen dy javë më parë si pasojë e sëmundjes së pneumonisë, ndërsa shkak për ftohjen e vajzës u bënë kushtet e vështira ku jetonte familja.