“Rragami” në Shkodër bllokon rrugën për dritat,70 familje në errësirë
Në fshatin Rragam në komunën "Guri i Zi", rreth 70 familje prej 3 ditësh janë në errësirë. OSHEE ndërpreu energjinë elektrike pasi banorët rezultojnë debitorë.Por ky veprim i ka çuar banorët në protestë duke bllokuar rrugën e fshatit dhe duke mos dërguar fëmijët në shkollë.Banori 1:“ Ka tre ditë që është ndërprerë në mënyrë kolektive, arsyeja është e padrejtë. Fëmija ka pjesë lidhur me grevën , se unë kam vetë unë djalin në shkollë, nuk mund të mësojë. Me çfarë? Me qirinj, ti ndezim dhe njëherë?”Banori 2: “ Në shumë shtëpi nuk kanë këputur dritën por kanë ulur automatin dhe thotë nëqoftëse çoni automatin ju shkoni në burg”.Ata pretendojnë se i kanë paguar dritat rregullisht, por janë përballur me gjoba deri në 8 milion lekë të vjetra.Banori 3: “ Jemi dakord ti paguajmë por jo me këto fatura.Të vinë të shohin matësit, por jo me këto shifra që bien sot, si tu teket. Janë 8 milion e gjysë. Si mund ta firmosi unë faturën. Të vinë dhe të shohin matësin, jemi dakord ta paguajmë”.Banori 4: “ Në 2004 ka qenë kur ka ardhur Nestigeri, kem i diskutuar punën e tokave, nuk na ka ardhur kush më këtu. As me kontrollu sahata, as drita, as kurrgjë. Ne na janë bërë faturat prej Shkodre”.Banori 5: “ Edhe shtëpinë me e shit nuk më del, kaq drita më aknë ardh”.Sipas banorëvet të komunës "Guri i Zi" në Shkodër, prej 6 muajsh në shtëpitë e tyre nuk paraqitet asnjë punonjës për të parë matësat, e as për të sjellë faturat.Ata paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës nëse çështja e tyre trajtohet me indiferencë.OSHEE: S’ka ndërprerje kolektive, debitorët të hyjnë në aktmarreveshjePër çështjen ka reaguar dhe OSHEE. Përmes një deklarate për mediat, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se nuk ka pasur stakim dhe as ndërprerje kolektive të energjisë elektrike, ndërsa apelon debitorët që të hyjnë në aktmarreveshje me kompaninë.“Theksojmë se nuk ka pasur stakim të energjisë dhe as ndërprerje kolektive të energjisë elektrike.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i bën thirrje këtyre banorëve debitorë që të hyjnë në aktmarreveshje me kompaninë për të përfituar nga skema lehtësuese e shlyerjes së detyrimeve, duke u kujtuar se afati i fundit është data 28 shkurt.Në lidhje me keqfaturimet, ftojmë abonentët që të paraqesin në zyrat e kujdesit ndaj klientit ankesë-kërkesat e tyre përsa i takon pretendimeve të tyre”.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE sqaron se në fshatin Rragam të Shkodrës, rezultojnë debitorë 32 abonentë.“Nga këta abonentë, vetëm 5 prej tyre kanë lidhur Akt marrëveshje me OSHEE, ndërsa 27 të tjerë nuk kanë paguar dhe as nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje me kompaninë.Në total, debia që 27 abonentë në fshatin Rragam kanë ndaj kompanisë OSHEE, është 8.434 157 lekë. Nisur nga kjo situatë, grupet e punës së OSHEE, dega rajonale Shkodër kanë ndërprerë energjinë për debitorët që nuk kanë paguar detyrimet e tyre”.