Tritoli në Tiranë, Tahiri takim me Ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA

Pas sulmeve të cilësuara terroriste që tronditën Tiranën, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij Ambasadorët e Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Mësohet se Ministri Tahiri e ka përdorur këtë takim me Ambasadorët e akredituar në Tiranë për ti informuar ata rreth ngjarjeve, një prej të cilave kishte si objektiv direkt familjen e tij sikurse edhe i ka njohur ata me vijimësinë e hetimeve.Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Trojkës së Ambasadorëve, BE-OSBE-SHBA, ashtu siç bënë edhe përmes deklaratave për shtyp pas akteve terroriste, kanë rikonfirmuar mbështetjen për punën e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.Po ashtu diplomatët kanë kërkuar zbardhjen sa më parë të ngjarjeve dhe dërgimin e autorëve para drejtësisë. Por ndërsa i kanë lënë mesazhet Saimir Tahirit në zyrë, diplomatët e huaj nuk pranuan që të flasin për median.Ndërkaq policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin e parë për vendosjen e tritolit në Tiranë. Në pranga ka përfunduar Emirjon Gjuta, 26 vjeç nga Kamza, i cili akuzohet për veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.I riu mësohet se është blerësi i dy kartave të përdorura për shpërthimin. Por duket se 26 -vjeçari nuk i ka marrë seriozisht akuzat dhe ndalimin pasi qëndrimin në qelitë e paraburgimit po i përcjell edhe në rrjetet sociale.[caption id="attachment_464464" align="aligncenter" width="640"]tahiri Në foto: Tahiri me ambasadorët sot tek Ministria e Brendshme[/caption][caption id="attachment_464463" align="aligncenter" width="640"]tahiri2 Në foto: Tahiri me ambasadorin Amerikan, Donald Lu sot tek Ministria e Brendshme[/caption]