Koncesioni për parkimet, sa do paguajnë qytetarët në bulevard e lagje?
Në Tiranë është gjithnjë e vështirë të gjesh parkim, por nëse kjo është vetëm kosto nervash dhe kohe, pagesa për çdo vendparkim do të jetë kosto shtesë, këtë herë financiare për këdo.Parkimet publike pritet të jepen me koncesion. Këshilltarët në Bashki janë ende të pavendosur për të dhënë "ok" e tyre ose votën kundër për subjektin që ka paraqitur në muajin shkurt kërkesën për të marrë me koncesion parkimet publike në Tiranë.Kontrata është 35 vjeçare dhe të ardhurat për koncensionarin do të jenë të konsiderueshme. Në ditë do të parkojnë rreth 41.000 automjete të cilët do të paguajnë për orë qëndrimi.Mënyra e pagesës ende nuk është e detajuar, po ashtu nuk është prezantuar asnjë model i ngjashëm me këtë rast. Por fakt është që sipas kontratës, Bashkia do të marrë 10% të fitimit vjetor.Në Këshill duhen 3/5 e votave për tu miratuar dhe kundërshtimet kanë qenë të mëdha nga të majtët, duke lënë edhe sallën e mbledhjes e për këtë arsye vendimi është shtyrë për të enjten e ardhshme.Pavarësisht debatave, Bashkia është shprehur se do të këtë një garë për këtë koncesion. Gjithësesi,duket se e ardhmja e parkimit në kryeqytet do të jetë; pagesë për këdo që parkon në bulevard apo në lagje.